
Çështja e Maqedonisë, nuk ka asnjë lidhje me problemin “Beleri”, sepse është çështje bazike dhe themeltare, që në kohën kur Kiro Gligorov në vitin 2002 shpalli Maqedoninë si shtet i pavarur...
Në panelet e darkës, një ditë më parë pati një frenezi për të sjellë çështjen e Fredi Belerit, edhe pse ajo nuk kishte asgjë të re.
E “reja” që u konsiderua nga tre televizione që zhvilluan debate në seri ishte vetëm fakti se sot Gjykata e Lartë do të shprehej edhe për çështjen e betimit.
Që në fakt ishte një problem procedural, e ku në kushte normale, debati apo komentimi i ngjarjes duhet të ndodhte sot, pikërisht para vendimit të Gjykatës së Lartë.
Por, u zgjodh dita e djeshme, pasi siç ndodh në Shqipëri prej 30 vjetësh, ishte menduar që t’i bëhej shantazh institucionit më të lartë të drejtësisë, se nëse nuk i jep lejen për betim të arrestuarit për korrupsion elektoral, mund të prishen përfundimisht jo vetëm marrëdhëniet me Greqinë, si dhe prespektiva europiane e Shqipërisë në BE.
Këtë e tha Arjan Çani në mënyrë të qartë në ‘Euronews Albania’. Sipas tij, siç ka ndodhur me Maqedoninë, Greqia do të veprojë edhe me Shqipërinë. Dhe sipas tij, Athina e ka këtë forcë. Po a e ka vërtetë?
Çështja e Maqedonisë, nuk ka asnjë lidhje me problemin “Beleri”, sepse është çështje bazike dhe themeltare, që në kohën kur Kiro Gligorov në vitin 2002 shpalli Maqedoninë si shtet i pavarur.
Gligorov, presidenti i fundit komunist i Republikës Jugosllave dhe i pari i shtetit të pavarur, vendosi si Flamur të shtetit, simbolin antik të Maqedonisë së Filipit dhe Aleksandrit, e cila kryeqytet ka pasur Pellan, e ndodhet në territorin e Maqedonisë-krahinë lindore e Republikës së Greqisë.
Madje në fillimet e zallamahisë së nacionalistëve sllavomaqedonas, pati një frenezi për të kërkuar marrjen e trojeve të marra nga Greqia, e ku kryeqytet konsiderohej Selaniku.
Partia e parë antikomuniste në Shkup, VRMO-DPMNE që do të thotë me fjalë të thjeshta Rilindja Kombëtare, nuk ishte një formacion konservator, por një parti shoviniste që sulmonte Bullgarinë e Greqinë, duke pasur në program dhe në diskurs, pretendime territoriale, kulturore dhe nacionale ndaj dy shteteve sovrane të Ballkanit. Shkupi quajti hero kombëtar Goce Dellçevin, themeluesin e Rilindjes bullgare, i vuri emrin Universitetit të vendit: Kirili dhe Metodi që ishin theneluesit e alfabetit cirilik, e me këtë emër është dhe Universiteti kryesor shtetëror në Sofje. E kjo çmenduri vijoi me emërtimet e Filipit dhe Aleksandrit, në disa institucione.
Në atë kohë, pra në vitin 1990, Greqia ndaloi njohjen e Maqedonisë si shtet me emrin “Republika e Maqedonisë”. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Maqedonia u quajt FYROM-Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. E më këtë emër u njoh si anëtar i OKB-së dhe të gjitha organizatave të tjera. U la që me ndërmjetësimin e SHBA, Shkupi të zgjidhte çështjen e kontestit të emrit të shtetit me Athinën dhe problemet e tjera me Sofjen.
Ndërkaq, Shkupi zyrtar, kryesisht nacionalistët e VRMO-DPMENE, por edhe socialdemokratët e Gligorovit, që për një kohë qeverisën së bashku, e bënë këtë duke tentuar të shtypnin faktorin shqiptar atje, e vazhduan ta quajnë vendin “Republika e Maqedonisë”. SHBA, për të shmangur tensionet çoi atje një formacion ushtarak të saj për të krijuar një kordon sanitar, por ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje poliitike. E cila u vështirësua shumë pas vitit 200, kur Nikolla Gruevski, tentoi të përmbysë tavolinën, duke rihapur çështjen e Greqisë Antike, e emërtuar me emrin e Aleksandrit-aeroportin kryesor të Shkupit, e ngriti kompleksin memorial që e bëri turli alla turka, ku futi jo vetëm Filipin e Aleksandrin, por edhe Stefan Dushanin që aty kishte ngritur shtetin ser btë parë në mesjetë. E në këtë kontekst, Gruevski nisi lojërat e rrezikshme as më pak e as më shumë por me Vladimir Putinin. Ndaj nuk u pranua Maqedonia në NATO në vitin 2008, nuk kishte lidhje me Athinën fare, por ishte SHBA që nuk besonte te idoli i ri i nacionalizmit ruso-maqedonas.
Në atë vit, kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, bëra një intervistë me kreun e delegacionit shqiptar në negociatat me Aleancën Atlantike që ishte figura e njohur e diplomacisë dhe e sportit Agim Fagu. I cili i kishte shprehur një diplomati të lartë amerikan, shqetësimin se Athina mund të vendoste veton në fund. Por diplomati amerikan kërkoi Shqipërisë që thjesht të bëjë mirë detyrat e shtëpisë për të plotësuar standardet e kërkuara. Pa bindjen Athinës t’ia linte Uashingtonit. E në fakt ashtu u bë. Me negociatat u mor diplomacia e lartë amerikane, ku ambasador në Greqi ishte as më pak e as më shumë por bashkëshorti i ambasadores amerikane në Tiranë Marcie Ries. Rastësi? Me ato që kemi parë, nuk është se SHBA i lë gjë rastësisë, pasi në fakt kështu veprojnë shtetet e fuqishme e të konsoliduara.
Praktikisht me rastin e Maqedonisë, Athina edhe pse kishte shumë arsye, e ndoshta të drejtë, se kishim të bënim me çështje shtetformuese, nuk e pati mundësinë që të vepronte ajo de fakto, megjithëse de jure e dha veton. E më pas ndodhën ato që ndodhën, ku Maqedonia tashmë e Veriut, është anëtar i NATO-s, pas një trazire të madhe e përpjekje të Moskës për t’i vënë flakën Ballkanit. Ku shqiptarët kanë një rol krejt tjetër të ndryshëm me atë të 1992-shit. A mund të krahasohet rasti “Beleri” para gjithë guguleje? Por vulën për këtë e vuru Gjykata e Lartë sot. Ç’do thonë tani!
Lini një Përgjigje