
Por pyetja për këtë akt kryengritës në Shqipëri është kjo: me çfarë grupi politik dhe me çfarë përkrahje politike do të mund ta bëjë Saliu kryengritjen me të cilën po kërkon të vijë në pushtet?
Kush e ka ndaluar në Shqipëri historinë aktive si kohë në vitin 2025?
I.
Është çrregullimi mendor i opozitës; mungesa e ideve në Partinë Demokratike dhe gjendja në bllokim historik që kësaj partie politike i ka bërë Sali Berisha. Çdo të thotë bllokim historik i një partie politike në një shtet demokratik?
Bllokimi historik i një partie politike në një vend demokratik ndodh atëherë kur këtë parti e ka bllokuar një kryetar absolut i saj; kur këtë individ nuk e pranon opinioni publik i vendit të tij.
Një individ i tillë është sot Sali Berisha dhe, uzurpimin që ky i ka bërë Partisë Demokratike po e vuan politikisht e gjithë partia; e cila kuptohet se tani e ka humbur plotësisht mundësinë se ajo mund të fitojë ndonjëherë në Shqipëri.
Po Partinë Demokratike pse nuk e zhbllokon anëtarësia e saj nga lidershipi që ka? Nuk po e kupton dot anëtarësia e PD që një individ, kryetari i saj Sali Berisha është nongrata në Amerikë dhe nuk ka më vota në Shqipëri?
Në fakt kjo nuk po kuotohet qartë; por ajo që mendohet është fakti që shumica e lidershipit të saj është e emëruar nga Berisha dhe ka hyrë e po qëndron në paralizën politike Berisha; e cila tani i është transmetuar të gjithë Partisë Demokratike.
Prandaj, pikërisht për këtë fakt pushtues, kjo parti; në këtë gjendje politike në të cilën po ndodhet; nuk ka sot asnjë shans se mund të fitojë zgjedhjet që do të vijnë; dhe as të bllokojë Partinë Socialiste në Parlament; sepse PS ka sot 83 deputetë në një parlament që ka 140 deputetë.
II.
Kurse Sali Berisha po na thotë se do të bëjë kryengritje.
Por pyetja për këtë akt kryengritës në Shqipëri është kjo: me çfarë grupi politik dhe me çfarë përkrahje politike do të mund ta bëjë Saliu kryengritjen me të cilën po kërkon të vijë në pushtet?
Asgjë nuk bën dot!
Por ajo që shihet mund të përmblidhet në këtë tiradë logjike:
Dëshira patologjike e Saliut për të ardhur në pushtet, ia errëson atij kaq shumë arsyen, sa arsyeja e turbulluar po e shtyn të krijojë gjendje mendore të pavërteta për fitoren, dhe prandaj ne mund të themi se: gënjeshtra e gënjeshtrës Sali; ia dërmon kaq shumë arsyen Saliut; dhe, duke hyrë në delir, ai gëzohet shpesh i bindur që do të vijë në pushtet.
Por në këtë rast na duhet të themi se besimi i mosarsyes që krijon një individ delirant gjithmonë e ka degdisur këtë individ ose në shkatërrim të pasurisë së tij; ose në shkatërrim të sistemit që ka ndërtuar.
Lini një Përgjigje