Me urdhër nga lart, ai është detyruar të marrë me vete edhe bashkëshorten, e cila, me diabetin në 600, është detyruar të shkojë dhe të dëgjojë “broçkullat” e kryeministrit!
Sot dëgjova një rrëfim që më tronditi, por që, fatkeqësisht, nuk më habiti. Në Shqipërinë e vitit 2025, fushata elektorale e Partisë Socialiste nuk organizohet me ide, debat dhe dinjitet - por me shantazh, dhunë psikologjike dhe shfrytëzim të pastër të administratës dhe familjeve të tyre.
Një nënë më tregoi me trishtim sesi burri i saj, një punonjës i thjeshtë në Kuçovë, ishte detyruar të merrte pjesë në një takim elektoral të kryeministrit Edi Rama, nën urdhrat e kokës së mafies Selfo Kapllani, pronarit faktik të kompanisë Viola Green që pastron paratë e grupeve mafioze, ish-kryetar bashkie dhe aktualisht drejtor në Albpetrol – një emër që tashmë lakohet si një nga figurat më të errëta dhe të komprometuara të asaj zone.
Por presioni nuk u ndal vetëm tek ai. Me urdhër nga lart, ai është detyruar të marrë me vete edhe bashkëshorten, e cila, me diabetin në 600, është detyruar të shkojë dhe të dëgjojë “broçkullat” e kryeministrit, në vend që të ishte në shtrat apo në një qendër shëndetësore. Me dhimbje dhe zemërim, ajo më tha: “Burri im më detyroi se kishte frikë të humbte punën. Unë s’isha njeri, isha numër”.
Kjo është e papranueshme! Kjo nuk është politikë – kjo është mafia e shtetit!
Administrata shtetërore është kthyer në vegël të shantazhit elektoral. Në vend që të punojnë për qytetarët, ata shndërrohen në pjesëmarrës të detyruar në spektaklet boshe të një regjimi që ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe çdo ndjenjë respekti për dinjitetin njerëzor.
Ky nuk është thjesht abuzim – ky është krim moral dhe politik!
I bëj thirrje çdo qytetari të ndershëm: mos heshtni! Denonconi! Qëndroni përballë këtij poshtërimi të organizuar!
Shqipëria nuk është pronë e një partie! Populli nuk është turmë për t’u përdorur!
Lini një Përgjigje