TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Prill 2024, 09:54

Gjylistani dhe Meloni

Shkruar nga Luçiano Boçi
Gjylistani dhe Meloni
Ëngjëll Agaçi, Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Hajde merre vesh tani se cilin apo cilën kishin në shenjestër gazetarët italianë?!! Trandafilishten apo Pemishten? Ramën apo Melonin?! Apo Don-in e Kryeministrisë.

Pak me vonesë por ja që dhe Meloni arriti ta kapë nën rreshta “lincimin” e supozuar të Gjylistanit tonë nga RAI 3.
Vonesa e saj duket pak e çuditshme nën dritën e reaktivitetit të saj tipik.

Ndoshta pragemisioni nr 2 i RAI-t, ose përgjërimi qafështrëngues i kahershëm i Gjylistanit.

Dhe nuk e di pse më erdhi në mendje Saadiu i famshëm pers me veprat e tij “Gjylistani” e “Bostani” (nga persishtja “Trëndafilishtja” dhe “Pemishtja”) të përkthyer aq mjeshtërisht nga Buharaja, i cili kombinonte aq mirë mirësinë me ironinë, teksa shkruante vargjet e tij: Mos më shaj në humba mendjen/Se s’gjen hënë pa lëngatë/As dhe trëndafil pa gjemba/As dhe ditë pa një natë.

Po nejse! Kohë interesash kjo e jona dhe jo thumbash e ngacmimesh nga larg.

Është kohë çnjerëzore, madje nga ato me ngritje kampesh (pothuaj përqëndrimi) për njerëz që arratisen nga vendet e tyre për të gjetur pak liri në perëndimin e paegër, por të cilën ia rrethojnë gjembat e Trëndafilit shqiptar dhe gjethet kacavjerrëse të Bostanit ose pjeprit italian.

Por dhe kohë e çuditshme me deklarata e qëndrime të çuditshme, ku sulmet e justifikimet nuk merren vesh nga vijnë e përse vijnë.

Është dhe kohë e çmendur e mbushur me lajthitje interesash marramendëse sa të duash. Dhe lajthitjet janë si amok e dinamizohen në sistem zinxhir. Gjylistani kryeministër në shkarje e sipër telefonon drejtorin e RAI-t duke ngatërruar Reporter-in italian me atë shqiptar. Pas kësaj ia kërcet me një gjuhë të përdalë gazetarëve italianë dhe politikës, duke u ankuar se i kanë sulmuar me pa të drejtë Agaçin e tij dhe Melonin e tyre. Dhe kjo e ka revoltuar.
Gati pas një jave, nën efektin e infektimit Meloni gjuan me bostan dhe ajo RAI-n. Tani jo me argumentat e Ramës, por sepse sipas saj ata kanë dashur të nxijnë e linçojnë figurën e përndritshme të Ramës.

Hajde merre vesh tani se cilin apo cilën kishin në shenjestër gazetarët italianë?!! Trandafilishten apo Pemishten? Ramën apo Melonin?! Apo Don-in e Kryeministrisë.

E të dy do thonë që enisionin nuk e kanë parë, por kanë lexuar përmbledhjen e servirur nga stafet.
Në gjithë këtë zallamahi qarëse e sulmuese, askush nga këta nuk merret vesh.

Ndërsa në kundërshti me këtë lajthitje politike me ngjyra orientale krejt arriviste me pak pudër emocionesh periferie, e vëteta e emisionit është aty, e pandryshuar dhe akuzuese:

Shqipëria është një narko-diktaturë e pastër ku simbioza krim-politikë është e plotë dhe ndryshe nga Italia e dikurshme, ku mafia ndikonte vendimet ekonomike e politike, sot në Shqipëri është vetë mafia në pushtet dhe që ndikon vendimet politike dhe sundimin politik të një kaste me kostum politik.

Shqipëria është një vend ku me koburen e sistemit të drejtësisë kërkohet të pushkatohet opozita dhe t’i jepet fund “tranzicionit” demokratik të gjatë shqiptar që në fund fare të kemi një territor ku rrijnë mirë bashkë “ekzotizmi” i pasojave të një populli emigrantësh me ekstremizmin çnjerëzor ndaj emigrantëve të një shteti tjetër.

Deri në daljen e puntatës së dytë të Oktapodit të ri dokumentar Gjylistani dhe Bostani mund të gjejnë në vargjet “Trandafilishtes” e “Pemishtes” së Saadi-ut pak aromë ngushëlluese.

gjylistani dhe meloni

Lini një Përgjigje