
Tani, nëse misioni i të gjithëve që kanë kërkuar rinumërim dhe që e dinë mirë se nga rinumërimi nuk tjetërsohet mandat apo diferencat e votave që mund të rezultojnë nuk prodhojnë asgjë, ka për qëllim të burgosë 6480 numëruesit ose 3240 gjysmën e tyre
U rinumëruan sot 44 kuti votimi të qarkut Dibër dhe rezultuan rreth 40 vota të tjetërsuara mes kandidatëve të listës së hapur. Sipas KAS-it, do të rinumërohen edhe rreth 2300 kuti të tjera në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës.
Pra, nga 5200 kuti që ka gjithë Shqipëria, do të rinumërohen gati gjysma. Në të gjithë Shqipërinë kanë qenë mbi 90 ZAZ ku janë numëruar votat.
Çdo ZAZ ka pasur nga 6 tavolina numërimi dhe çdo tavolinë ka pasur nga 4 numërues për turn, ose 12 numërues për çdo tavolinë.
Pra, gjithsej rezulton të kenë qenë 90 x 6 = 540 tavolina x 12 numërues = 6480 numërues.
Në gjysmën e ZAZ-ve që do të rinumërohen, rezulton të kenë marrë pjesë 3240 numërues, nga të cilët 1620 janë të PD-së.
Tani, nëse misioni i të gjithëve që kanë kërkuar rinumërim dhe që e dinë mirë se nga rinumërimi nuk tjetërsohet mandat apo diferencat e votave që mund të rezultojnë nuk prodhojnë asgjë, ka për qëllim të burgosë 6480 numëruesit ose 3240 gjysmën e tyre, ju garantoj që Shqipëria urgjentisht duhet të ndërtojë edhe kaq burgje sa ka, sepse kapaciteti i sotëm i burgjeve të Shqipërisë është 5200.
Në 1282 qendrat e votimit që ka qarku Tiranë apo 586 qendra që ka qarku Fier, nëse gjatë rinumërimit rezultojnë të “trafikuara” aq vota sa mund të jetë gabimi njerëzor, unë nuk dua asnjë votë në këmbim të futjes në burg të asnjë demokrati.
Nëse “trafikimi” është i qëllimshëm dhe numri i votave është i tillë sa tjetërson rezultat apo mandat, le të kalben në burg kushdo qofshin numëruesit.
Dhe nëse nga KQZ-ja nuk është zbatuar ligji që të gjithë numëruesit duhet të jenë me arsim të lartë dhe të akredituar e të trajnuar nga KQZ-ja sipas Kodit Zgjedhor, atëherë përgjegjësia për çdo numërues që nuk plotëson kriteret sipas ligjit – që në dijeninë time janë shumë – është e KQZ-së dhe jo e numëruesve.
Prandaj kam këmbëngulur prej 10 vitesh që komisionerët duhet të jenë administratë dhe jo militantë partie që përdoren si mish për top e pastaj “shiten” për t’i dënuar pse kanë zbatuar porositë e “liderëve globalë” e mendër udhëheqësve të partive.
Lini një Përgjigje