TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Gusht 2024, 18:41

Çfarë fshihet pas mesazhit që na dha Alain Delon para se të mbyllte sytë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çfarë fshihet pas mesazhit që na dha Alain Delon para se

E ka me mbarimin e jetës së tij, dhe i sulet botës që po lë, edhe pse e di që ajo ia kishte dhënë të gjitha.

Ka disa nga ata njerëz të famshëm, që e kanë shkruar këtë që ka shkruar edhe aktori i madh Alain Delon në çastet e fundit të jetës së tij...

Por kjo nuk është e vërteta. E vërteta është se këta individë i ka mbërthyer inati i ikjes nga jeta. Dhe sulmojnë jetën.

Pesimizmi nuk ka të bëjë me jetën, por me vdekjen.

Por, një njeri shumë të famshëm si Alain Delon e torturon mendimi i vdekjes, se e ndien që atë e ka ne prag, dhe sulmon botën ku ka jetuar në famë, kur shkruan në çastet e fundit të saj:

"I will leave this world with no regrets! ”- Alain Delon

( Unë po e lë këtë botë pa keqardhje. )

Dhe duket sikur e ka me botën... Jo, e ka me mbarimin e jetës së tij, dhe i sulet botës që po lë, edhe pse e di që ajo ia kishte dhënë të gjitha.

Në fakt, ky aktor i madh, në funksion të famës se tij, është i pavdekshëm, por ja që nuk do ta kuptojë, se siç duket, në çastet e fundit të jetës, nuk e ka lëne ankthi i vdekjes...

Lini një Përgjigje