TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Maj 2024, 18:59

Drejtësia po shpartallohet, pse opozita dhe ambasadat kanë mbyllur gojën për skandalin e Arben Rakipit?!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Drejtësia po shpartallohet, pse opozita dhe ambasadat kanë mbyllur
Arben Rakipi

 Si ka mundësi që pedagogët që japin “mësim” në magjistraturë janë pothuajse të gjithë ish-fundërrina të organeve të drejtësisë komuniste dhe të gjithë enveristë të promovuar nga Rilindja e Ramës në poste kyçe.

Më habit shumë heshtja e deputetëve të opozitës për skandalin në Shkollën e Magjistraturës dhe për shndërrimin e saj si shkolla e partisë dikur në Laprakë, ku fitues shpallen vetëm patronazhistë, freshistë, rilindas enveristë, punonjës ministrish e institucionesh të qeverisë, juristë të OSHEE, hipotekash, ujësjellës-kanalizimesh, doganash, tatimesh si dhe asistentë e sekretarë të zyrave të avokatisë, të mender pedagogëve, ish-hetues, ish-gjyqtarë e ish-prokurorë të regjimit bastard komunist.

Përveç deputetes Dhurata Çupi që ka reaguar dhe ka kërkuar që ish-hetuesi i komunizmit dhe ish-prokurori i shkarkuar Arben Rakipi të vijë të raportojë në Komisionin e Ligjeve për këtë aferë korruptive politike, të tjerët rrinë si të dhjerë dhe arsyen e dinë ata vetë.

Për çudi kanë reaguar edhe Ambasadat për këtë skandal ndërsa “opozitarët” spurdhjakë heshtin.
Kjo heshtje ndaj kapjes përfundimtare të drejtësisë nga pjella bastarde e Rilindjes është heshtje për një drejtësi komuniste-hajdute të 25-30 viteve të ardhshme.

Si ka mundësi që pedagogët që japin “mësim” në magjistraturë janë pothuajse të gjithë ish-fundërrina të organeve të drejtësisë komuniste dhe të gjithë enveristë të promovuar nga Rilindja e Ramës në poste kyçe.

Shikoni listën kryesore të pedagogëve në magjistraturë, që do ta kishte zili byroja politike e fundviteve 90 dhe që janë as më shumë e as më pask, por shërbëtorët e PS-së apo Rilindjes për të kapur totalisht drejtësinë për 25-30 vitet që vijnë.

Kështu që me këtë trend të Ramës dhe heshtje si të dhjerë të opozitës me plot gojën duhet thënë: TË DHJEFSHA VETTING-UN DHE MENDER REFORMËN.

1. Arben Rakipi - penale( ish-gjyqtar në komunizëm)

2. Artan Hoxha - procedurë penale ( ish-prokuror në komunizëm)

3. ⁠Henrik Ligori - procedurë penale ( ish-prokuror i dorëhequr për të shmangur vetting-un dhe bashkëshort i ish-deputetes rilindase Shegushe Ligori)

4. Ina Rama - procedurë penale ( ish-prokurore e shkarkuar nga Parlamenti dhe anëtare e KPA në vetting)

5. Olsi Çela - penale ( prokuror i përgjithshëm, ish-prokuror i çështjes Xibraka)

6. Albana Shtylla - drejtë pune( ish-sekretare e përgjithshme e Parlamentit 2013-2017 dhe anëtare e KPA në vetting)

7. Sokol Çomo - procedurë civile( ish-kryetar i gjykatës së Tiranës i shkarkuar dhe sot anëtar i KPA në vetting)

8. Marjana Semini (Tutulani)- civile ( ish-drejtoreshë e shkollës së Magjistraturës dhe sot anëtare e Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur nga Rilindja

9. Edlira Petri - arsyetim ligji ( bashkëshortja e partizan Sokol Sadushit, i cili është edhe ai pedagog në këtë me nder shkolle)

10. Gent Ibrahimi - Etikë profesionale/kushtetuese (ish-hartues i ligjeve të mender reformës që nuk duhet të ishte në asnjë institucion të mender drejtësisë së re, por që ishte 3 vjet kryetar i KLP-së dhe sot është anëtar i Gjykatës Kushtetuese)

11. Perikli Zaharia - kushteteuse( ish-këshilltar në Gjykatën e Lartë të komunizmit ,pra ish-këshilltar i Aranit Çelës)

12 Sokol Berberi, ish-hetues i komunizmit në Tepelenë dhe kunati i “ babait” të kësaj reforme zv.kampionit Fatmir Xhafa, që për çudi u votua dhe nga deputetët e PD-së në vitin 2007 për në Gjykatë të Lartë

13. Arta Mando – familjare (anëtare e KLP-së e zgjedhur nga Rilindja)

14. Arben Isaraj – etika ( ish-deputet dhe ish-zv.ministër i brendshëm i PS-së)

15. Aida Bushati – private (bashkëshortja e ish-ministrit dhe deputetit të PS-së Ditmir Bushati)

16. Sokol Ngresi – civile (anëtar i Gjykatës së Larte i përzgjedhur nga Rilindja e Ramës)

17. Ilir Panda - procedurë penale (ish-hetues i komunizmit në Krujë dhe Tiranë, që hartoi dosjen e pushkatimit të beut të Saukut dhe anëtar i Gjykatës së Lartë Socialiste)

18. Sokol Binaj – penale (ish-gjyqtar i komunizmit në Gjykatën Tiranë, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe enverist patologjik)

19. Ervin Mete – financiar ( ministër i financave i PS dhe djali i ish-prokurorit të dorëhequr nga vettingu enveristit Bilbil Mete)

20.  Partizan Sokol Sadushi – administrative ( ish-prokuror i komunizmit në Vlorë)

21. Vangjel Kosta ( ish-gjyqtar i komunizmit në Durrës)

Nuk po merrem me administratën që janë po familjarët e këtyre.

Pra siç e shihni mungojnë për arsye të mosqenies në jetë vetëm

Bedri Spahiu, Rrapi Miho dhe Aranit Çela.

Dhe të jesh OPOZITAR e të heshtësh për këtë çetë guerilase enveriste, që “kultivon”,  “edukon” dhe pregatit gjyqtarët dhe prokurorët për 25-30 vitet e ardhshme, vetëm këto vemje mund ta bëjnë.


Lini një Përgjigje

Forum