
Të pasurit do të pasurohen duke u kthyer ne oligarki, të varfërit do të varfërohen duke gjetur strehë tek islami; ndërsa politikanët do të forcohen duke u kthyer ne autokraci.
Një mik më çoi sot një paragraf nga eseja ime, 'Hëna e Shqipërisë' që merr përsipër të parashikojë Shqipërinë në 20 apo 50 vjet.
Shumë prej parashikimeve të kanë dalë, më tha ai miku, por sidomos ky paragraf e përshkruan më mirë se çdo gjë gjendjen ku jemi sot.
Për kënaqësinë e tij dhe të shumë njerëzve që më shkruajnë në facebook po e postoj të plotë këtë paragraf profetik:
"Hëna e Shqipërisë", botim i UET Press prill 2014, faqe 90.
Ecuria e Shqiperisë në dy dekadat e fundit, është diçka mes autokracisë ruse dhe populizmit turk. Të pasurit imitojnë rusët, ndërsa të varfërit jetojnë si turqit.

Ata që sillen si europianë janë gjithnjë në ikje, sepse nuk kanë terren social. Këto tipare megjithëse në embrion, Shqipëria i ka të spikatura edhe sot, por ato do të shtohen.
Të pasurit do të pasurohen duke u kthyer ne oligarki, të varfërit do të varfërohen duke gjetur strehë tek islami; ndërsa politikanët do të forcohen duke u kthyer ne autokraci.
Të tre këto shtresa do të gjejnë ekuilibër të qëndrueshëm pas pak kohësh dhe konfiktet mes tyre, nëse kur të ndodhin, do të jenë të ashpra dhe nëse do të ndodhin, do të jenë të shkurtra.

Me sakte nuk ka. Bravo Beni se as politikanet as oligarket se pranojne qe jemi kthyer ne vend me shumice islamike. Duhet kurajo ta pranosh kete.
ATA ME SJELLJE EUROPIANE ikin se nuk gjejne terren social,,,,,,,shume e sakte,,,,ate jemi duke bere,,,,jo nga varferia por nga qe ky vend eshte nje nga vendet me te padrejta ne bote sot,,,ku te zihet fryma nga padrejtesia ne cdo fushe te jetes,,,,cdo gje eshte kthyer permbys,,,