
Falë politikave progresiste që kanë zbatuar këtë shekull, elita centriste beson se Evropa është madhështore kështu siç është. Sipas tyre, Trump nuk është një figurë frymëzuese, por një figurë antagonizuese. Koha do të tregojë nëse ata kanë forcën për t’i rezistuar “tornados Trump” kur të godasë Evropën...
Nëpër Perëndim po fron era e ndryshimit. Ajo e ka burimin në Uashington, ku Donald Trump vazhdon të mos heqë dorë nga qeverisja përmes urdhrave ekzekutivë. Ka firmosur më shumë se 50 të tillë deri në fund të javës së kaluar, numri më i lartë në 100 ditët e para të një presidenti në 4 dekadat e fundit.
Mediat kryesore liberale janë tronditur. Revista New York Times, botoi një artikull fundjavën e kaluar, ku e përshkruante Trumpin si “fanarin ndriçues kryesor të një vargu liderësh dhe partish jo liberale, që po lulëzojnë në demokracitë anembanë botës”.
Gazeta përmendi emrat e disa prej tyre: Polonia, Holanda, India, Franca, Gjermania, Italia, Brazili, Hungaria dhe Rusia. Ajo që i bashkon dhe motivon këto parti “jo liberale”, është kundërshtimi i tyre ndaj asaj që NYT e quajti këneta e liberalëve”, të cilën ata e konsiderojnë si një kërcënim për qytetërimin perëndimor.
“Për ta, zakonet e reja sociale, të cilat ata i konsiderojnë si të promovuara nga mediat kryesore, Hollywood-i dhe i ashtuquajturi Deep State, i kanë ndryshuar vlerat e supozuara të testuara nga koha”- theksohet ndër të tjera në artikulli në fjalë.
Dhe shumë nga këto parti u takuan në Madrid fundjavën që shkoi në një samit të grupimit Patriotët e Evropës (PfE). Mes të pranishmëve nën parullën “Make Europe Great Again” (Ta bëjmë Evropën sërish madhështore) ishin partia e Tubimit Kombëtar e Marine Le Pen nga Franca, Fidesz e Viktor Orban nga Hungaria, Lega e Matteo Salvinit nga Italia, PVV e Geert Wilders nga Holanda dhe përfaqësues nga partia Chega në Portugali, Udhëheqës të Vetes nga Republika Çeke dhe Vox nga Spanja.
Lumturia dhe optimizmi dominonin midis drejtuesve të tyre, të cilët iu drejtuan audiencës prej 2000 personash. Wilders tha: “Ne po jetojmë në një epokë historike, dhe mesazhi im për të gjithë liderët e vjetër nga Macron tek Scholz dhe Pedro Sanchez është: Koha juaj ka mbaruar! Ju jeni tashmë pjesë e historisë”.
Nga ana tjetër Le Pen pohoi se Perëndimi “po përballet me një pikë kthese të vërtetë globale, ndërsa Bashkimi Evropian duket se është në një gjendje shoku”. Është e vështirë ta kundërshtosh këtë deklaratë. Ky nuk ka qenë një vit i mirë për BE-në. Zgjedhja e Trump dhe lufta e tij kundër lëvizjen Woke, e ka hutuar elitën progresiste të Evropës.
Wilders përmendi të gjithë njerëzit e duhur - Macron, Scholz dhe Sanchez - edhe pse shmangu emrin e Ursula von der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian. Sikur të mos mjaftonte rishfaqja në skenë e Trump, një tjetër skandal ka përfshirë Brukselin javët e fundit.
Gati 3 vjet pas shpërthimit të Katargate - ku zyrtarë të Parlamentin Evropian pranuan se kishin marrë ryshfete për të lobuar në mbështetjen e organizimit të botërorit nga ky vend - që po hetohet ende nga autoritetet belge, skandali i fundit përfshin pretendimet - të mohuara nga organizatat - se shumë OJQ-të ambjentaliste me seli në Bruksel, po paguhen nga Komisioni Evropian për të ndikuar mbi politikat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.
Fiksimi i BE-së me Marrëveshjen e Gjelbër, ishte një nga pikat e axhendës në samitin e Patriotëve për Evropën, ashtu si edhe migracioni masiv dhe politikat gjinore. André Ventura, kreu i partisë Chega në Portugali, u shpreh: “Ne duhet të rimarrim nën kontroll një Evropë që është e jona, dhe që na përket neve, një Evropë e krishterë!”.
Por teoria e “përplasjes së qytetërimeve” e shqetëson jo pak Le Penin.
Kjo çështje u diskutua në një intervistë dy javë më parë, ku ajo e hodhi poshtë idenë se një qytetërim është superior ndaj një tjetri. Një tjetër çështje, për të cilën Le Pen nuk është në një linjë me shumicën e partive të tjera në grupimin Patriotët për Evropën është ekonomia.
“Ne kemi nevojë të rikthehemi tek politikat realiste të bazuara tek tregu i lirë”-tha Petr Macinka, kryetar i partisë çeke Udhëheqës të Vetes. Le Pen është më shumë një statiste se sa një mbrojtëse e tregtisë së lirë.
Mbesa e saj, Marion Marechal, do të ishte më e natyrshme në grupimin Patriotër për Evropën. Një katolike praktike dhe liberale në aspektin ekonomik, Marechal flet shpesh për “Përplasjen e qytetërimeve”, për të cilin ajo beson se është duke u zhvilluar në Evropë.
Por ajo ka grupin e saj evropian, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), i cili mburret me anëtarëve e tij si Giorgia Meloni e Italisë dhe ish-kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki. ECR zë 80 nga 720 vendet në Parlamentin Evropian. Ndërsa Patriotët 84 vende, dhe një grupim i tretë i krahut të djathtë, Evropa e Kombeve Sovrane ka 25 vende, nga të cilat 15 mbahen nga AfD e Gjermanisë.
Edhe slogani i ECR-së është gjithashtu “Make Europe Great Again”, dhe ata mbajtën një konferencë me këtë emër në fund të muajit të kaluar. Gjatë një interviste, Marechal, e cila u zgjodh në Parlamentin Evropian qershorin e kaluar, pranoi dallimet që ekzistojnë midis partive të djathta konservatore të Evropës.
Por ajo shprehu besimin se ato mund të kapërcehen, sepse sipas saj Donald Trump është një figurë frymëzuese pas së cilës mund të mblidhen. “Evropa nuk duhet dhe nuk mund të mbetet prapa kësaj rryme të madhe”- tha ajo.
Por ta bësh Evropën sërish madhështore, nuk do të jetë një mision i lehtë. Sepse pushteti kryesor gjendet në Bruksel, ku dominojnë centristët me Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (të cilës i përket edhe Von der Leyen) dhe Aleancën Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, që kanë 324 vende në Parlamentin Evropian.
Falë politikave progresiste që kanë zbatuar këtë shekull, elita centriste beson se Evropa është madhështore kështu siç është. Sipas tyre, Trump nuk është një figurë frymëzuese, por një figurë antagonizuese. Koha do të tregojë nëse ata kanë forcën për t’i rezistuar “tornados Trump” kur të godasë Evropën./Përgatiti Pamfleti nga “The Spectator”
Lini një Përgjigje