TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi14 Janar 2025, 14:23

Ulen interesat për kreditë e vogla, BSH rishikon rregulloren për huatë deri në 200 mijë lekë!

Shkruar nga Pamfleti

Ulen interesat për kreditë e vogla, BSH rishikon rregulloren për

Përtej ndërhyrjes në veprimtarinë  e intsitucioneve mikrofinanciare Banka e Shqipërisë ka vendosur që të rishikojë edhe rregulloret e kredive në banka. Banka Qendrore ka vendosur të ulë interesat për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë.

Deri më tani interesat për kreditë konsumatore rishikoheshin çdo 6 muaj  ndërsa në rregulloren  e re është vendosuar që të bëhet përjashtim  për kategoritë e kredisë konsumatore, në intervalin e shumave të disbursuara 0-200.000 lekë ose ekuivalenti në monedhat e huaja, për të cilat Banka e Shqipërisë përcakton normën efektive maksimale të interesit sa mesatarja e thjeshtë e normës, raporton “AbcNews”

Po ashtu të tjera lehtësi që parashikohe në rregulloren e ndryshuar janë edhe komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë do të paguhen nga konsumatori në momentin e disbursimit të kredisë dhe nuk shpërndahen përgjatë kohëzgjatjes së kredisë. Kredia  për ekonominë ka pasur një ngadalësim të lehtë gjatë muajit  nëntor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë kredia e re ka prekur vlerën e 24.3 mld lekëve ose me një rënie prej 3 miliarde lekësh më pak gjatë muajit nëntor 2024.Por nëse shohim ecurinë  përgjatë vitit rritja është e konsiderueshme .Në total kredia për ekonominë ka arritur në 824.3 miliardë lekë.

Lini një Përgjigje