TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi23 Qershor 2023, 18:11

Pas arrestimeve, qeveria jep me “koncesion” tenderët; prokurimet publike i kalojnë privatit

Shkruar nga Pamfleti
Pas arrestimeve, qeveria jep me “koncesion” tenderët;
Rama, Ibrahimaj, Balluku

Pas arrestimit të Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas hapjes së hetimeve nga SPAK për abuzime me tenderët në shumë institucione, qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për prokurimin publik...

Qeveria ka vendosur që të “privatizojë” procesin e dhënies së tenderëve. Aktualisht çdo institucion publik gëzon të drejtën e zhvillimit të tenderëve, por qeveria po mendon që të fusë në lojë edhe privatin. Pra, procedurat e një tenderi në “X” ministri apo institucion do i ndjekë një kompani private.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kanë plasur arrestimet në radhët e mazhorancës për shkak të abuzimeve me tenderët. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë është në burg. Po ashtu Vangjush Dako akuzohet se ka abuzuar me një tender për shëtitoren në plazh. Gjithashtu po hetohet ISHP për një abuzim me tenderin e dezinfektimit të mushkonjave. Me pak fjalë, në çdo dikaster ka pasur abuzime të shumta dhe Rama ka vendosur të marrë masa. Në momentin që futet në lojë privati, përgjegjësinë e mbajnë ata dhe zyrtarët dalin të larë.

Më saktë, një institucion shtetëror që ka për të kryer një procedurë prokurimi publikimi mund të mos angazhohet drejtpërdrejt në zhvillimin e tenderit t’ia ngarkojë tashmë edhe kompanive private.

Kontraktimi i subjekteve, ofrues të shërbimeve të prokurimit vendoset nga autoriteti ose enti kontraktor rast pas rasti, për objekte, ku vlerësohet e rëndësishme marrja e një ekspertize të jashtme. Në rast se, autoriteti ose enti kontraktor vendos të kontraktojë një subjekt privat, për përzgjedhjen e tij duhet t’i referohet procedurave të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në një draft të nxjerrë për konsultim nga qeveria shqiptare.

Tarifa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik do të jetë deri ne 1 % të vlerës së përllogaritur të kontratës që do të prokurohet.

Një tjetër pikë që ndryshon në ligj është ajo për institucionet e vogla apo që kanë më pak se 15 punonjës tenderët e të cilëve nëse nuk janë blerje të vogla zhvillohen nga autoritetet eprore.

Pas arrestimeve, qeveria jep me “koncesion” tenderët;
Drafti i nxjerrë për konsultim

Ligji parashikon gjithashtu një sërë masash të tjera që të shmangen abuzimet, të cilat janë: -

-Parashikimi i zhvillimit të procedurave të prokurimit, të kryerjes së ankesave dhe menaxhimit të zbatimit të kontratave duke përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

-Përjashtimi nga zbatimi i LPP prokurimit mallrave/punëve/shërbimeve me vlerë nën kufirin e lartë monetar për nevojat e përfaqësuesve diplomatik konsullor në Republikën e Shqipërisë;

-Rishikimi i nenit të Konflikit të Interesave, duke parashikuar edhe rastin e marrjes së masave në rast të evidentimit të tij gjatë zbatimit të kontratës;

-Rishikimi i kompetencave të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”), të parashikuara në nenin 23 të ligjit, lidhur me monitorimin e kontratave, administrimin e bazës së të dhënave, si dhe rasteve të përjashtimit të operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike;

-Riformulim i nenit lidhur me blerjen e përqendruar;

-Plotësim i përcaktimit të momentit të skualifikimit të një operatori ekonomik kur është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës;

-Saktësim i termit kur një operator ekonomik përjashtohet nga procedurat e prokurimit, ose pjesëmarrja në procedurat e prokurimit apo koncensionit, duke u përcaktuar togfjalëshi “nga e drejta për të fituar kontratat e prokurimit publik,  koncesionit/partneritetit publik privat dhe ankandit publik ”;

-Rishikim i nenit të Formularit Përmbledhës të Vetdeklarimit. /Pamfleti

rama tendere privati

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje