TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi21 Janar 2025, 08:23

Kriptovalutat prekin “qiellin” pas betimit të Trump, Bitcoin arrin rekord të ri historik!

Shkruar nga Pamfleti

Kriptovalutat prekin “qiellin” pas betimit të Trump, Bitcoin

Pas betimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, çmimi i Bitcoin-it tejkaloi 109.000 dollarë sot, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe lëvizi midis 99.400 dollarë dhe 109.110 dollarë. 

Kujtojmë se çmimi i Bitcoin-it ishte në nivelin 70.000 dollarë përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor 2024, ndërsa vlera u rrit për rreth 55 për qind që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump-it.

Pas fitores, tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai u zotua se SHBA-ja do të jetë “kryeqyteti kripto” i planetit.

Madhësia e tregut të Bitcoin ka qenë kohët e fundit në nivel 2,14 trilionë dollarë, sipas shifrave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.

Lini një Përgjigje