Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike.
Sot, më 22 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.5 lekë.
Sipas kursit të aplikuar në tregun e lirë euro këtë të dielë blihet nga pikat e këmbimit me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë.
Ky rezulton të jetë zhvlerësimi i regjistruar ndonjëherë në raport me lekun që kur Euro u bë monedha zyrtare e Bashkimit Europian.
Monedha kombëtare është mbivlerësuar edhe në raport me dollarin, i cili në pikat e këmbimit valutor blihet me 88.5 Lekë dhe shitet me 89.5 Lekë.
Sipas ekspertëve mbivlerësimi i Lekut lidhet me disa faktor të brendshëm, përfshi akumulimin e parasë nga taksat, mosrealizimin e investimeve publike, remitancat dhe rritja e investimeve të huaja kryesisht në tregun imobiliar.
Ndërkohë pavarësisht efekteve negative që ka në eksporte dhe tek ata që e marrin pagën në euro, zhvlerësimi i monedhës europiane shihet nga Banka e Shqipërisë si një faktor kyç që ka mbajtur nën kontroll inflacionin e çmimeve.

Lini një Përgjigje