
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, ka analizuar situatën e monedhave të huaja në vend. Euro dhe dollari kanë rënë ndjeshëm, teksa sipas saj, kjo situatë favorizon më shumë importin.
Sipas saj, kostoja e produkteve të realizuara brenda vendit është shumë më e lartë në krahasim me një produkt që importohet.
"Ekonomia shqiptare ka dy faktorë bazë, të cilët përcaktojnë edhe ecurinë e saj, por për analizën e sotme do të ndalemi tek kursi i këmbimit dhe njëkohësisht varësinë e madhe që ka Shqipëria ndaj importit dhe mallrave të importit. Shqipëria aktualisht ka një kurs këmbimi të lirë, që nënkuptohet që nuk është i përcaktuar me një vlerë fikse për gjatë gjithë vitit kalendarik, vlera e këmbimit e një euros me lekun dhe me të gjitha monedhat e tjera. Dhe nga ana tjetër ne jemi një varësi nga importi pasi sasia e mallrave që ne importojmë për konsum të përditshëm është shumë herë më e madhe se sasia e mallrave që ne realizojmë në vend, marrim këtu në analizë edhe faktin që në shumë raste edhe si pasojë e kursit të ulët të këmbimit mes euros dhe lekut ku avantazhohen importet, vlera ose kostoja e produkteve të realizuara brenda vendit është shumë më e lartë në krahasim me një produkt që importohet dhe i po ti shtohet edhe vlera e transportit", tha Nunaj në Ora News.
Lini një Përgjigje