
Kryeministri Edi Rama, nga njësia administrative 2 në Tiranë, ka nisur dëgjesat me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2026. Ndonëse dëgjesa ishte për Bashkinë e Tiranës, Rama ka shfrytëzuar rastin për të folur për buxhetin e Qeverisë, i cili po diskutohet nen për nen në komisionet parlamentare.
Kreu i Qeverisë tha se financimi për pensionistët zë hapësirën kryesore në projektbuxhet me 1.7 miliardë euro të veçuara.
“Në një farë mënyrë është një ushtrim që ne e bëjmë edhe si rezultat i një situate që e dini shumë mirë dhe që është një situatë disi e imponuar nga rrethana qe nuk varen prej nesh.
Është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranë të shkojnë sa më mirë.
Më vjen mirë sepse na erdhi mundësia sot që duke folur për buxhetin e Tiranës të përfitojmë nga rasti që të flasim dhe për buxhetin kombëtar. Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë për të mundur ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët që faktikisht do të zë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat.
Mbështetja ekstra për presionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm dhe janë qoftë për pjesë që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur lidhur ku duam ti çojmë pensioni mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe atë minimal në kategorinë e pensionit rural”, tha Rama.
Lini një Përgjigje