Si në rastin e Club Med-it, edhe sot karta e minoritetit dhe zhurma nacionaliste po përdoren për të goditur një projekt strategjik që mund të ndryshojë peshën ekonomike të bregdetit shqiptar...
Kush e mban mend rastin e Kakomesë, sheh një analogji të afërt me rastin e Zvërnecit. Edhe pse, natyrisht, në të dyja rastet ka shumë pika dhe çështje që ndryshojnë.
Megjithatë, rezultantja është e ngjashme: në të dyja rastet bëhet fjalë për investime të mëdha ndërkombëtare, të cilat ngjallin një uragan të çuditshëm kundërshtimi, ku tangentja përkon me Greqinë.
Në Kakome, në vitin 2004, një kompani e fuqishme europiane në fushën e turizmit, francezja Club Med, u interesua për të ndërtuar një resort luksoz në Gjirin e Kakomesë. Një zonë ku pjesa më e madhe e plazhit ishte tokë shtetërore.
Qeveria e Fatos Nanos kreu negociatat paraprake dhe arriti një akord për procedurat e ligjërimit të truallit, së paku parimisht.
Si partner shqiptar, kolosi francez përzgjodhi një nga operatorët e rëndësishëm të biznesit në Shqipëri, një nga biznesmenët më të njohur shqiptarë, që kishte operuar në turizëm, tregti, ndërtim dhe në tregun e sigurimeve.
Ai arriti të siguronte edhe kapitalet e nevojshme për të qenë partner i besuar i kompanisë ndërkombëtare. Por nuk kaloi shumë kohë dhe nisi uragani i kontestimit, ku përveç banorëve të zonës, në lojë hynë edhe PBDNJ-ja, OMONIA dhe natyrisht Athina zyrtare.
Atyre iu bashkua në atë kohë edhe Partia Demokratike e Sali Berishës.
Kjo bëri që qeveria shqiptare të tërhiqej, duke e dëmtuar rëndë operatorin vendas të partneritetit me Club Med, deri në prag të kolapsit financiar.
Edhe në atë kohë u fol për prona të minoritetit grek në Kakome.
Shikojeni sot situatën: Gjiri i Kakomesë, një nga perlat e natyrës shqiptare me potencial të madh, nuk u zhvillua as për banorët dhe as për operatorët botërorë.
Ndërkaq, edhe sot Athina ka nxjerrë kartën e minoritetit në Zvërnec, ku gjithashtu po afrohet një investim edhe më i fuqishëm se ai në Kakome.
Strategjia është mjaft djallëzore: edhe nëse nuk arrihet të provohet ekzistenca e një minoriteti, krijohet përshtypja e një pretendimi. Dhe këtë e mbështesin qarqe jo shumë serioze, media apo organizata nacionaliste, të cilat gjithsesi zhurmën e bëjnë.
Në rast diskutimi, çështja shtrohet për t’u bërë pjesë e tryezës.
Pra, me një gur vriten dy zogj: goditet një potencial i rëndësishëm konkurrence për veriun e Greqisë, siç mund të jetë një kolos investimesh i lidhur me Jared Kushner dhe kapitalin e Katarit, dhe nga ana tjetër zgjerohet gjeografia e minoritetit, duke e shtyrë më në veri.
Në Nartë dhe Zvërnec nuk ka minoritet grek, por ka pasur gjithmonë pretendime të Greqisë për ortodoksët e Nartës, të cilët kanë folur greqisht si pasojë e gjuhës së kishës.
Kisha ka një influencë të rëndësishme si në Manastirin e Zvërnecit, ashtu edhe në komunitetin e zonës. Një investim ndërkombëtar do ta kthente atë zonë në një potencial të zhvilluar ekonomikisht, ku pavarësia ekonomike dhe financiare do ta bënte më pak të varur nga fuqia magnetike e Athinës apo e Kishës Ortodokse.
Vlorën, Athina ndoshta e konsideron edhe më të rëndësishme se Himarën, pikërisht për shkak të zonës së Nartës, ku ka pasur gjithmonë një objektiv të rëndësishëm politik dhe influence.
Anastas Janullatos, ish-kreu i Kishës Ortodokse, ka pasur shumë kujdes të afrojë sa më shumë klerikë nga ajo zonë, për të krijuar një lidhje, qoftë edhe të sajuar. Siç është Anastasi, numri dy i Kishës Ortodokse të sotme, i ardhur nga një familje myslimane dhe i pagëzuar me emrin e ish-kryepeshkopit.
Çështja është serioze.
Por nga ana tjetër, Tirana zyrtare nuk ka pasur kurrë guximin ta mohojë apo të protestojë për këtë pretendim grek, i cili është shtruar më shumë se një herë: qoftë me gjuhën e mediave, me gjuhën e qarqeve të caktuara, apo edhe me sjelljen e klerikëve grekë të Kishës Ortodokse shqiptare.
Ja ku jemi sot. Si pasojë e kësaj heshtjeje, ose më saktë e lënies së hapësirës për Athinën në sofrën tonë, oreksi grek është shtuar vazhdimisht. Ndërsa ne mbetemi me ‘gisht në gojë’ sa herë shpërthen mina që është përgatitur prej kohësh.
Sikur gjërat të priteshin shkurt dhe në kohën e duhur, debatet mes nesh do t’i bënim pa frikën dhe kompleksin e 'hanxhiut' nga kufiri ngjitur./Pamfleti
Nuk ka minoritare grek ne Himare, apo Zvernec! Juve mund të thoni ka minoritet grek në Tiranë! Jo nuk ka! Minoritet ka vetem pergjate kufirit. Edhe aty ne një pjese të saj, sepse në kufi është Lazarati, por nuk ka minoritare.
Futja kot ky problemi me minoritarë po dhe konkurenca që ka frikë greku si në kakome ashtu dhe zvernec.
Ceshtja e Kakomese me Zvernecin ndryshon. Ju lutem mos e tjetersoni problemin me ceshtje minoritaresh.. Pyetja eshte shume e thjeshte: Kush jane investitoret ne Zvernec? Kushner dhe Katari thoni ju.. Une ne Katar, qe eshte gadishull dhe ka nhe vije bregdetare te konsiderueshme, kam jetuar si emigrante. Dhe ne kete vije bregdetare i vetmi investim i luksit te emireve ishte vetem 30 m2 bregdet qe quhej "Katara beach". Frekuentimi kushtonte 50 €. Une si emigrante nuk mund te shijoja luksin e shteteve te fuqishme ose oligarkeve te petroliferes, jeshtu qe me duhej te gjeja nje zone publike. Dhe ne te gjithe bregdetin e Katarit,ku jo Jared Kushner, por Halliburton i Texas eshte investuesi me i madh ne industrine e gazit, rrugeve dhe gjithe zhvillimit ekonomik te Katarit nga 1971, nuk gjeje as edhe nje cope gur te ngulje cadren qe duhej te ishte personale, sepse edhe cadra plazhi nuk vendosnin, vetem per te ruajtur pastertine e bregdetit??! Vetem 30 m2 plazh privat me pagese... A e keni bere ndonjehere kete pyetje??! JO!. A e keni pare katastrofen ambientale te vijes bregdetare shqiptare qe eshte sa 1/2 e Katarit? JO Texas dhe Katari nuk ndryshojne shume per nga kushtet klimaterike, te me kuptoni pothuajse jane njelloj. Vetem mentaliteti kolonialist dhe inferior ndryshon. Nuk eshte Kushner, eshte xhaxhi Beni kuzhinieri qe gatuan breket e republikaneve...
Ja fusni kot !!! E para shteti nuk ka pronë, se ska kush tha pjellë....e dyta turizëm me me gjema, kemi vetëm burgjet dhe kufiri shtetëror....kaq.
Pak Histori. Greqia që nga viti 1912 kur fuqitë e mëdha vendosën të krijonin shtetin e shqiptarëve, kishte e ka pretendime teritoriale që shtrihen maksimalja nga Lumi Shkumbin e poshtë të jetë pjesë e Greqisë. E këto pretendime janë të dokumentuara nga kërkesat e shumta të qeverive Greke drejtuar fuqive të mëdha të kohës, Britanisë e SHBA dhe jo vetëm me kërkesa politike e dipllomatike por dhe me aksione ushtarake ku meqë po flasim për Vlorën Greqia Sazanin dhe një pjesë të Vlorës e futi në kufitë e vete shtetërore por u detyruar ti heqë nga kushtetuta e saj se fuqitë e mëdha e kërcënuan. Lexoni botimet që po bëjnë të financuar nga Greqia të ashuquajturit minoritar grek (deri dje ishin Enverist) janë në shqip të butuara në Shqipëri me rregullat e drejtëshkrimit prefekt të ekspozuar në dyqanet e librarive e te dhuruar nga autorët me shumë bujari. E quajnë Jugun e Shqipërisë "atdheu i tyre i robëruar" dhe të drejtë që greqia ta marë jugun e Shqipërisë nga lumi shkumbin e poshtë. Në dispozicion të tyre janë vënë të gjitha arkivat e këtij shteti e ato dokumentacionin e interpretojnë si ja ka qefi.
Me qe ra fjala ca u be me investimet ne Kakome? Po e gezojne me Shqiptarët detin apo ka takse per te hapur traun? Po me Palasën a eshte lire hyrja ne det? Sa e sa investime shkatërruan ate natyrore përrallore? Dhe ju pyesni pse Shqiptarët protestojne për natyrë dhe pronate e tyre? Me mire vone se kurre! Nuk mund te kete zhvillim ne shkelje te ligjit! Mos harroni se çdo vendim u morr ne errësirë, asnje dokument nuk është zbardhur. Te gjithë oligarkët bëjnë oferta te pakerkuara, dhe shteti privat i Edi Rames i shtron tapetin e kuq, i ve çmim nje pasurie te paçmuar! Per qytetarët Shqiptarë te njëjtat institucione nuk denjojne te kthejnë asnje pergjigje, se nuk jane aty per te zgjidhur hallet e qytetarëve po per te mbushur xhepin! Ne vend te zgjidhin halle krijojnë konflikte gjygjesore dhe sociale! Ne fund demin e paguan shteti. Deri me sot asnje nuk i ka kërkuar llogari ketyre punonjësve te administratës, dhe kryesherbetorit ! E kane kollaj te bejne ligje, te tjetërsojne pronat e popullit, po si nuk kane fal nje centimetër toke nga e tyra apo nje pesë leksh? I bëjnë Shqiptarët per budallenj se jane patriota dhe i thonë te manipuluar nga Greku! Shume thjesht cili investitor serioz investiton ne prona me probleme? Cili investitor serioz rrëmben dhe përvetëson prona? Ca ka përfituar Shqipëria nga investimet strategjike deri tani, çfarë kanë investuar këta investitorë strategjikë përveç për vete? A janë shtuar te ardhurat ne buxhet vendor, qe te perkthehen ne investime per zonën? Jane rritur vëndet e punes per Shqipëtaret apo punëtorët e importuar? Qëndrojn e këto para ne vend apo largohen? Përveç shezllonit 150 euro dhe detit me tra , ku jane arritjet? Pra mjaft u loze pasurine kombëtare dhe ate private si ta këtë pronë e babes!
Po ne kohen e Enver Hoxhes a guxonin kto hijena te ngrenin koken . Ai qe duhet te japė pergjegjesi per tradheti komëtare ësht satrapi dhe tradhetari me i madh i te gjitha kohrave Salih Berisha. Qe nga ramja e Kominizmit ky satrap u lidh me qarqet Serbo-Greke dhe e shkaterrroj shtetin Shqipëtarë kuptohet me ndihmen e tyre. Prandaj Shteti shqipetarë duhet te jet i vendosur dhe te mos keshoj pe para trysnive te qarqeve antishqiptare.