TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 20:27

Akuzat e eurodeputetit, aktivisti nga protesta: SPAK të nisë hetimet për pastrim parash ndaj Ramës 

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat e eurodeputetit, aktivisti nga protesta: SPAK të nisë hetimet
Protesta në Tiranë

Një prej aktivistëve që mori fjalën në protestën e zhvilluar për të 52-ën ditë radhazi para Kryeministrisë tha se tubimi po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në arenën ndërkombëtare.

Ai deklaroi se protesta është mbështetur edhe nga organizata ndërkombëtare të spektrit të djathtë politik, ndërsa u shpreh se, sipas tij, jehona e saj tashmë ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Aktivisti komentoi edhe deklaratat e një eurodeputeti, duke i bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Sot në ditën e 52 vijojmë të marrim mbështetje ndërkombëtare sot ka pasur reagim nga Internacionalja e Partive të Djathta Europiane e cila na mbështet, kjo ëhstë mbështetja më e madhe pas vizitës së eurodeputetëve.

Nëse gazetat lexohen nga gjithë bota, mbështeten nga shqiptarët në diasporë, nuk janë më qindra po miliona njerëz.

Taulant Balla ik dhe merr rrugët, propagandës i ka dalë boja. Një eurodeputet bën një deklaratë të fortë dhe thotë se po pastron para përmes familjarëve të tij. Ne po bëjmë pyetjen çfarë po bën  SPAK, pse nuk po hap hetimet ndaj kryeministrit?

Durimi ka një kufi, SPAK hap hetimet, mos i zhgënje shqiptarët, tregoni se jeni patriotë.
Përshëndes shqiptarët që marrin rrugët nga qytetet e Shqipërisë për të ardhur këtu. I ka bërë shqiptarët bashkë nga lindja në perëndim, nga veriu në jug dhe besojnë se do të vijnë më të mira, se fëmijët nuk do të marrin rrugët, se prona do të shkojë te i zoti, te Shqipëria e lirë”, tha ai. 

protesta kunder rames

Lini një Përgjigje