
Një avion i vogël privat ka humbur kontaktin me radarin në hapësirën ajrore të Ankarasë, duke ngritur shqetësim te autoritetet turke të aviacionit civil.
Sipas informacioneve paraprake, avioni ishte ngritur nga Aeroporti Esenboğa i kryeqytetit turk. Nuk dihet ende destinacioni final i fluturimit apo numri i personave në bord.
Autoritetet ajrore dhe ekipet e emergjencës janë vënë në lëvizje, ndërsa rasti po monitorohet nga afër nga institucionet përgjegjëse. Deri më tani, nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e humbjes së kontaktit apo mbi itinerarin që avioni po ndiqte në momentin e incidentit.
Një deklaratë zyrtare pritet në orët në vijim, ndërsa mediat vendase raportojnë se në terren janë aktivizuar njësi të kërkim-shpëtimit, për të lokalizuar mjetin fluturues nëse ka bërë ulje emergjente apo ka pësuar ndonjë aksident.
Lini një Përgjigje