TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2024, 22:14

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Triumfon kandidatja e VMRO, partitë shqiptare përplasje me njëra-tjetrën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Triumfon kandidatja e VMRO,
Gordana Silanovska-Davkova

Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota.

Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut ka marrë goditje në fazën e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit.

Sipas rezultateve të publikuara nga 59 për qind e vendvotimeve, Silanovska-Davkova, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %. Ajo ishte kandidate e VMRO-së për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave.

Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota. Kjo pasi në rundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Në garën për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë.

Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Sipas rezultateve të para, ai është i treti me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit. Ai ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

Pjesë e garës zgjedhore ishin edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”. Nga këta kandidatë, më së shumti vota ka marrë Dimitrievski, përkatësisht 42.296 vota apo 8.09 %.

Përplasje mes partive shqiptare

Por kjo garë solli dhe rivalitet mes partive shqiptare. Si gjithmonë partitë nuk u bënë kurrë bashkë në Shkup.

Kandidati i BDI-së Bujar Osmani në paraqitjen e tij të pare deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota. Osmani numëroi dhe komunat në të cilat ka shënuar fitore, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin dhe Çairin.

Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani.

Më herët simpatizantët e BDI-së provokuan përfaqësuesit e VLEN-it, të cilët kanë lënbë zyrat e tyre që gjenden në sheshin Skenderbej dhe janë transferuar në zyrat e Lëvizjes Demokratike.

Thirrjet e simpatiznatëve të BDI-së ishin që përfaqsuesit e VLEN-it të mbyllin dyert dhe të shkojnë në shtëpi.

U çlirua Çairi, fitoi Maqedonia Evropiane. Me gjithë ato obstruksione, me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin votuesit u përcaktuan për BDI-në dhe Ali Ahmetin, kjo fitore do të dyfishohet më 8 maj. Kjo fitore do të jenë garantuese për Maqedoninë Evropiane. Jemi te sheshi jonë, këtë shesh e ka ndërtuar Ali Ahmeti dh UÇK-ja. Dhe ky nuk është provokim”, tha Artan Grubi.

Lini një Përgjigje