TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2024, 22:25

Zgjedhjet në SHBA, përpjekja e fundit e demokratëve për të rritur pjesëmarrjen në qendrat e votimeve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në SHBA, përpjekja e fundit e demokratëve për

Edhe pse në ditën e  zgjedhjeve ka pasur një angazhim të madh të qytetarëve, ata inkurajohen sërish që të shkojnë në qendrat e votimit në Filadelfia veriperëndimore.

Allie Dettlebach tregon se ka udhëtuar nga Universiteti Yale për t’u bërë vullnetare me Demokratët e Pensilvanisë.

Me origjinë nga Cleveland, Ohio, 21-vjeçarja thotë se erdhi në Pensilvani sepse është “e vështirë për kandidatët të fitojnë nëse nuk janë të suksesshëm këtu”, shprehet ajo për “Sky News”.

21-vjeçarja beson se Amerika “meriton më mirë” se Donald Trump dhe se sipas saj Kamala Harris do të jetë ajo që do të sjellë ndryshim brezash.

Po ashtu, dhjetëra vullnetarë janë duke i çuar votuesit drejt qendrave të votimit. Një tjetër qytetare thotë se ka votuar “por jo për demokratët”.

Allie shprehet se kërkimi ka qenë një mjet efektiv sepse i ndihmon votuesit të jenë të angazhuar politikisht.

“Kjo është një fushatë e rëndësishme dhe po përpiqem të krijoj kontakte me ta”, tha Allie.

Por ka edhe nga ata persona që refuzojnë të votojnë. Anketat tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada.

Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.

Lini një Përgjigje