TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2024, 16:42

Zgjedhjet në SHBA, Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald Trump!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në SHBA, Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald
Boris Johnson dhe Donald Trump

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka mbështetur Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA të nëntorit, duke thënë se kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë “ajo që i duhet botës”.

Johnson argumentoi se nëse Trump mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, lidershipi i tij “mund të jetë një fitore e madhe për botën”.

Megjithatë, Trump ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kievin nëse rizgjedhet, ndërsa ka folur shpesh për marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump, i cili gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht hapur NATO-n, ka pohuar se mund t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve.

“Unë nuk besoj se Trump do të humbasë Ukrainën. Përkundrazi, pasi ka arritur në përfundimin, se nuk ka marrëveshje me Putinin, mendoj se ka një shans të mirë që ai të përfundojë atë që filloi, duke u dhënë atyre atë që u nevojitet për të fituar. Nëse është kështu, atëherë ka një shans që në udhëheqjen e  Trump, Perëndimi të forcohet dhe bota të jetë më e qëndrueshme”, tha Johnson.

Rikujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi Trump, kandidatin kryesor republikan për nominimin, të vizitojë Kievin.

“Po, të lutem, Donald Trump, të ftoj të vish në Ukrainë. Nëse mund ta ndaloni luftën gjatë 24 orëve, mendoj se mjafton të vini në Kiev”, tha Zelensky në një intervistë për Channel 4 News.

Johnson argumentoi se ajo që botës i duhet tani është një udhëheqës amerikan, gatishmëria e të cilit për të përdorur forcën dhe paparashikueshmërinë do të bëhet një pengesë e rëndësishme për armiqtë e Perëndimit.

Ai tha gjithashtu se Trump ishte i interesuar për një marrëveshje të duhur të tregtisë së lirë me Britaninë, pasi shpresat për një marrëveshje të plotë tregtare u zbehën vitin e kaluar.

boris johnson donald trump

Lini një Përgjigje