TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2024, 13:56

Vuçiç vijon të sfidojë Perëndimin: Kina partneri më i mirë që kemi!

Shkruar nga Pamfleti

 

Vuçiç vijon të sfidojë Perëndimin: Kina partneri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare.

Vuçiç tha për një televizion kinez se ka shpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi Jinping, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet aktualisht Serbia.

“Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç.

Vuçiç tha se Xi Jinping e përmbush gjithmonë atë që thotë, nuk premton shumë, por kur premton i përmbush çdo gjë.

“Partneri më i mirë i mundshëm për ne ka qenë dhe do të jetë gjithmonë Republika Popullore e Kinës. Ky është edhe presidenti Xi, sepse e mban gjithmonë fjalën. E shoh si një njeri të zakonshëm, modest, kur premton diçka, e realizon”, tha presidenti i Serbisë, teksa pritet që në ditët në vijim Xi Jinping të vizitojë Beorgadin.

lulzim basha pd

Lini një Përgjigje