
Një tërmet i fuqishëm me qendër në Mianmar tronditi Azinë Juglindore të premten, duke vrarë qindra njerëz në atë vend, sipas mediave shtetërore, dhe duke rrëzuar ndërtesa në një zonë të gjerë.
Tërmeti goditi gjithashtu Tajlandën, ku ekipet e shpëtimit në kryeqytetin Bangkok po kërkonin në rrënojat e një kulle që ishte në ndërtim e sipër dhe u shemb. Sipas operacionit të shpëtimit, 117 persona ishin të zhdukur dhe pesë të vdekur pas shembjes së ndërtesës.

Sipas asaj që raportohet nga mediat shtetërore, të paktën 144 njerëz në Mianmar janë vrarë dhe 732 janë plagosur nga një tërmet i madh që goditi vendin të premten.
Shifra pritet të rritet drastikisht në orët në vazhdim dhe sipas përllogaritjeve paraprake mund të kapë shifrën e rreth 10 mijë viktimave.

Aktualisht autoritet vendase janë në terren dhe po punojnë për nxjerrën e të mbijetuarve nga rrënojat. Ndërkohë që vende si SHBA-ja dhe vendet e BE-së kanë ofruar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin në këtë situatë të vështirë.

Lini një Përgjigje