
Kabineti i Iranit ka emëruar zëvendësministrin e Jashtëm Ali Bagheri Kani ministër të Jashtëm, pas rrëzimit të helikopterit ku humbi jetën presidenti Ebrahim Raisi.
Vendimi vjen pas një takimi të tre degëve të qeverisë së Iranit: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.
Ndërsa nënkryetari i parë Mohammad Mokhber pritet të marrë detyrën si president. Sipas kushtetutës së Iranit, zëvendëspresidenti i parë merr detyrën për një periudhë të përkohshme prej 50 ditësh nëse një president ndërron jetë në detyrë.
Mokhber tha se ata do të ndiqnin rrugën e Presidentit Raisi në “përmbushjen e detyrave të caktuara”.
Khamenei gjithashtu shpalli pesë ditë zie në Iran pas vdekjes së presidentit, ministrit të jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe 7 personave të tjerë që ndodheshin në bord.
Lini një Përgjigje