TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2025, 16:25

Vatikan, instalohet oxhaku për fillimin e Konklavit

Shkruar nga Pamfleti

Vatikan, instalohet oxhaku për fillimin e Konklavit

Zjarrfikësit italianë instaluan mëngjesin e 2 majit oxhakun nga i cili do të dalë tymi, pas votave të kardinalëve, në Kapelën Sistine, me fillimin e Konklavit për zgjedhjen e një Pape të ri si sfond.

Sipas traditës, tymi do të jetë i zi sa herë që nuk zgjidhet një papë i ri dhe i bardhë kur 133 kardinalët që do të marrin pjesë në Konklavë të arrijnë të zgjedhin pasardhësin e Françeskut.

 Ai do të jetë Ati i ri i Shenjtë i 267-të i Kishës Katolike Romake.

Që nga sot, kanë filluar disa "teste teknike", me kimikatet që i japin tymit ngjyrën e errët dhe të bardhë.

Ndërkohë, në Bazilikën e Santa Maria Maggiore vazhdon mbërritja e besimtarëve, të cilët duan të adhurojnë varrin e Françeskut.

Një pjesë e shtypit italian raportoi për një problem teknik, i cili ka të bëjë me mënyrën se si emri i papës së ndjerë është gdhendur, në latinisht, në mermerin e varrit.

Në fakt, ekziston një problem me simetrinë e mbishkrimit. "A"-ja e Franciscus është më larg shkronjës që i paraprin dhe i vjen pas saj, krahasuar me të gjitha karakteret e tjera.

Tani pritet të përcaktohet nëse duhet bërë ndonjë ndërhyrje korrigjuese, apo nëse do të mbetet siç është.

Sipas gazetës Avvenire, të Peshkopëve Katolikë të Italisë, kjo papërsosmëri e veçantë nuk duhet të ndryshohet, sepse "kjo "a" përkon me shkronjën fillestare të fjalës dashuri në italisht (Amore) dhe mund të jetë një dhuratë tjetër nga Papa Françesku".

Lini një Përgjigje