TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shtator 2023, 11:26

Trupat e BE-së përgatiten për më të keqen në Bosnje Hercegovinë

Shkruar nga Pamfleti

Trupat e BE-së përgatiten për më të keqen në

Ushtarët e Forcave Paqeruajtëse të Bashkimit Europian (EUFOR) në Bosnje Hercegovinë zhvilluan të premten një stërvitje, e cila synon t’i përgatisë ata në përballimin e protestave të mëdha dhe të dhunshme.

Ushtarët, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për përballimin e turmave, kishin detyrë të përballeshin me protestues të dhunshëm, si dhe me evakuimin e ushtarëve të plagosur.

Personat që luanin rolin e protestuesve mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Ne nuk e duam Bosnjën”, të ngjashme me pankartat e përdorura në protestat e fundit nga serbët e Bosnjës.
“Përgjigje e Shpejtë 2023” ishte një stërvitje që zhvillohet çdo vit nga EUFOR, ndërsa këtë vit pati një rritje të trupave nga 1100 në 1300.

Ndërkohë, në Bosnje tensionet etnike vazhdojnë të jenë të larta edhe pas 28 vjetësh nga përfundimi i luftës 1992-1995, në të cilën u vranë rreth 100 mijë persona, e miliona të tjerë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

"Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik më 13 shtator në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS).

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit.

Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen.

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

 

Lini një Përgjigje