TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2025, 08:37

Trump kërcënon industrinë e automobilave: Kush nuk sjell prodhimin e makinave në SHBA, do të masakrohen!

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon industrinë e automobilave: Kush nuk sjell
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shënuar 100 ditët e para të mandatit të tij të dytë me një fjalim në stilin e fushatës zgjedhore, ku lavdëroi arritjet e administratës së tij dhe drejtoi kritika ndaj kundërshtarëve politikë. Para një turme mbështetësish në Michigan, Trump deklaroi se është duke sjellë një “ndryshim të thellë” dhe e përshkroi presidencën e tij si një “revolucion të logjikës së shëndoshë”.

Në fjalën e tij, ai vuri në shënjestër paraardhësin demokrat Joe Biden, si dhe kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, ndërsa hodhi poshtë sondazhet që tregojnë rënie të mbështetjes së tij publike. Megjithatë, ai mbetet i preferuar mes shumicës së votuesve republikanë.

Presidenti theksoi uljen e ndjeshme të kalimeve ilegale në kufirin jugor dhe deportimin e mijëra emigrantëve si dëshmi e suksesit të politikave të tij migratore, megjithëse ritmi aktual i deportimeve është më i ulët krahasuar me vitin e fundit fiskal.

Trump njoftoi gjithashtu se disa kompani të industrisë automobilistike janë të gatshme të hapin fabrika të reja në rajonin e Mesperëndimit, ndonëse më herët gjatë ditës ai u detyrua të zbusë planet për tarifa të reja mbi importin e automjeteve dhe pjesëve të tyre, për shkak të presionit nga prodhuesit amerikanë.

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar bën thirrje për heqjen graduale të tarifave, ndërsa prodhuesit e huaj të automjeteve po zhvendosin më shumë prodhim në Shtetet e Bashkuara. 

Gjatë eventit në Michigan , presidenti amerikan tha se "nuk është një ndryshim i madh, vetëm pak fleksibilitet, u kemi dhënë pak kohë, do të masakrohen nëse nuk ia dalin mbanë".

Në një moment të fjalimit, Trump u tall me Biden dhe pamjen e tij publike, duke e konsideruar veten si “fituesin e vërtetë” të zgjedhjeve të vitit 2020. Ai e përmbylli fjalën me premtimin se “ende nuk keni parë asgjë”.

Ndërkohë, Komiteti Kombëtar Demokrat (DNC) reagoi duke e quajtur performancën e Trump në 100 ditët e para një “dështim kolosal”, duke e fajësuar për rritjen e kostos së jetesës dhe një recesion të mundshëm ekonomik.

Mbështetësit e tij më besnikë, megjithatë, e përshkruajnë presidentin si një lider të palodhur që po përpiqet të përmirësojë gjendjen ekonomike dhe të vendosë Amerikën në rrugën e duhur.

trump kërcënon industrinë e automobilave

Lini një Përgjigje