TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2024, 16:54

Tragjike në Itali, 5 persona humbin jetën në vendin e punës

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Itali, 5 persona humbin jetën në vendin e punës

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Pesë punëtorë humbën jetën teksa punonin në sistemin e kanalizimeve në zonën e Palermos. Aksidenti në punë ka ndodhur në Casteldaccia, një qytet pak kilometra larg kryeqytetit.

Një punëtor tjetër u intubua nga stafi mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Punonjësi i shtatë që ishte pjesë e ekipit arriti të japë alarmin dhe të thërrasë zjarrfikësit. Viktimat ndodheshin në tunelet e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza dhe dyshohet se janë asfiksuar nga sulfuri i hidrogjenit.

“Amap” , subjekti që menaxhon rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Palermos dhe 53 bashki të tjera në provincë ka pasur mungesë stafi dhe prej vitesh ka transferuar disa shërbime dhe përdor ose punëtorë nga kompanitë private ose punëtorë të përkohshëm.

Natyrisht, shkaqet janë duke u hetuar: për momentin ka dy hipoteza: thithja e gazit ose dështimi i strukturës.

Ndërkohë në vendin e tragjedisë kanë mbërritur disa familjarë të pesë punëtorëve të vdekur. “Është një tragjedi e madhe. Jemi të shokuar”, tha kryetari i bashkisë Casteldaccia, Giovanni Di Giacinto. "Pesë të rinj që vdiqën për një copë bukë, e paimagjinueshme”, tha ai.

Lini një Përgjigje