
Zbardhen detajet e masakrës në Serbi. Djali i një mjeku të njohur, Kosta Keçmanoviç kishte rezultate të shkëlqyera në shkollë ndërsa kishte marrë edhe vendin e tretë në një konkurs historie.
Por sipas mediave serbe, masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti me mësuesen e kësaj lënde.
“Ai mori një notë jo të mirë në histori dhe më pas u mërzit. Ai qëlloi mbi mësuesen e historisë në klasë, pastaj mbi shokët e tij. Ai është një nxënës i shkëlqyer", kanë thonë shokët e klasës.
14-vjeçari ka hyrë në shkollë mes orës 8 dhe 08:30 dhe menjëherë ka debatuar me rojen e sigurisë në portën e shkollës, i cili ka tentuar ta qetësojë, por pa rezultat.
Djali ka nisur të godasë me shqelma dhe grushta dhe më pas e ka qëlluar atë duke e lënë të vdekur në vend. Studentët e evakuuar, mes të cilëve edhe shokë e tij të klasës e e përshkruajnë atë si një djalë të qetë dhe të tërhequr.
Ata thonë se ai nuk ishte një person problematik. Pas masakrës ai ka telefonuar vetë policinë duke u bërë të ditur krimin e rëndë që kishte kryer.
“Unë jam Kosta Keçmanoviç dhe kam qëlluar disa persona“, mësohet të ketë thënë ndërsa dyshohet se ka vepruar nën ndikimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, masakra ishte planifikuar dhe organizuar para 1 muaji.
Mediat vendase shkruajnë se autori ishte ngacmuar disa herë nga bashkëmoshatarët e tij. Si pasojë, vitin e kaluar ai kishte ndërruar edhe klasë për t’i shpëtuar bullizmit të bashkëmoshatarëve.
Veselin Miliç, kryetar i administratës së qytetit të Beogradit, tha se kjo është një tragjedi e madhe njerëzore. Ai theksoi se i gjithë krimi ishte përgatitur për një muaj.
“Kosta Keçmanoviç ka gjuajtur. U vranë tetë nxënës, shtatë vajza dhe një djalë”, tha ai dhe shtoi se të gjithë krimin e kishte përgatitur për një muaj. Ai e ka marrë armën e zjarrit nga banesa e babait të tij dhe e ka sjellë me katër kokteje molotovi”, tha ai.
Përveç kësaj, ai kishte një plan të saktë të shkollës, me hyrje dhe dalje të shënuar.
Lini një Përgjigje