Qindra gropa të mëdha janë hapur në Turqi, një fenomen që ka krijuar panik. Fenomeni është evidentuar në sipërfaqe të gjera të Turqisë, duke krijuar idenë e shembjes së tokës pa paralajmërim.
Gati 700 gropa janë shfaqur në pjesë të ndryshme të Turqisë, ndërsa të reja vazhdojnë të shfaqen, për shkak të thatësirës ekstreme.
Një video mahnitëse nga rajoni i Konyas tregon krateret e mëdha që i atribuohen nxehtësisë ekstreme dhe thatësirës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike, si dhe përdorimit të tepërt të ujërave nëntokësore për qëllime bujqësore.
Edhe pse skenat duken si diçka nga një planet tjetër, kjo krizë tani po kërcënon komunitetet.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje