TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shkurt 2025, 16:25

Takimi në Arabi, Lavrov i prerë: Vendosja e trupave të NATO në Ukrainë, e papranueshme për Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Arabi, Lavrov i prerë: Vendosja e trupave të NATO

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur para gazetarëve pas raundit të parë të bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite.

Ai tha se të dyja palët treguan "angazhim për të gjetur zgjidhje".

Zyrtarët amerikanë dhe rusë ranë dakord të formojnë një proces për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, tha Lavrov, duke shtuar se "ne gjithashtu ramë dakord të krijojmë kushte për të rivendosur plotësisht bashkëpunimin tonë".

Duke iu kthyer më konkretisht situatës rreth NATO-s, Lavrov tha se zyrtarët rusë i shpjeguan delegacionit amerikan se zgjerimi i aleancës është një "kërcënim i drejtpërdrejtë për Rusinë".

"Ne i kemi thënë SHBA-së se vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, edhe nën flamuj të tjerë, është e papranueshme për Rusinë," shtoi ai.

Një dit ëmë aprë, kryeminsitir britanik Sir Keir Starmer tha se ai është i përgatitur të vendosë trupat në Ukrainë nëse ka një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.

Lini një Përgjigje