
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi që zhvilloi me Donald Trump Jr, djali i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Vuçiç tha se gjat takimit folën për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe tema aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
View this post on Instagram
“Një bisedë e përzemërt me @donaldtrumpjr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës @realdonaldtrump, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe tema aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. “Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, thuhet në llogarinë zyrtare të presidentit në Instagram.
Lini një Përgjigje