
Britania e Madhe është kthyer në ‘ëndrrën’ e të rinjëve shqiptarë por jo vetëm për të udhëtuar drejt Anglisë e për tu 'pasuruar'.
Ky fenomen ka sjellë kështu shifra rekord të aplikimeve për azil në vitin 2022.
Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar 15,925 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin që lamë pas.
Shqetësues mbetet fakti se 72% e tyre ose 11 mijë e 300 janë të grupmoshës deri në 29-vjeç.
Të dhënat tregojnë se 13.7% e aplikantëve janë minoren nën 18 vjeç.
58% janë 18-29 vjeç.
27% janë 30-49 vjeç.
Dhe vetëm 1.5% e azilantëve janë mbi 50 vjeç.
Meshkujt janë ata që zënë 84% të numri të aplikantëve.
Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, duke zënë 18% të totalit nga e gjithë bota.
Kujtojmë se fenomomeni i gomoneve me emigrantë që kalojnë kanalin e La Manshit dhe futen në tokën angleze u kthye në një ‘shqetësim të madh’ për qeverinë vendase, e cila deklaroi se të githë emigrantët e paligjshëm do të deportohen në Shqipëri.
Lini një Përgjigje