TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2025, 20:03

Shpërthimi në Romë, shkon në 45 numri i të plagosurve; dy në rrezik jete

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në Romë, shkon në 45 numri i të plagosurve;

Shkon në 45 numri i të plagosurve si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti në kryeqytetin italian, Romë, me gjashtë prej tyre në gjendje kritike, ndërsa dy janë në rrezik për jetën, sipas autoriteteve italiane.

24 nga të plagosurit janë civilë , 11 oficerë policie, 1 karabinier, 6 zjarrfikës dhe tre janë pjesëtarë të ekipit të 118.

Pamjet e shpërthimit tregojnë një top zjarri gjigant dhe tym të zi të dendur që mbush qiellin, ndërsa shpërthimi thuhet se u dëgjua në të gjithë qytetin , duke tronditur dritaret dhe ndërtesat aty pranë.

Gjithçka filloi me një kamion cisternë që sapo kishte mbaruar shkarkimin e LPG-së në pompën e benzinës.

Automjeti, gjatë një manovre, goditi një tub që përdorej për shkarkim. Këtu filloi rrjedhja e parë e gazit, duke shkaktuar shpërthimin e parë të fuqishëm.

Pak më vonë, një shpërthim i dytë, më i madh, tronditi zonën pasi shpërtheu një zjarr, duke plagosur 45 persona, përfshirë civilë, zjarrfikës dhe oficerë policie, sipas policisë.

Lini një Përgjigje