
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se paqja në Ukrainë është e mundur në çdo kohë, vetëm nëse presidenti rus Vladimir Putin ndalon luftën.
Scholz u shpreh gjithashtu se ka pasur gjithmonë iniciativa për ndërmjetësim.
“Për shembull, menjëherë pas shpërthimit të luftës, Rusia dhe Ukraina negociuan drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.
Negociatat më pas dështuan sepse Rusia i përdori ato vetëm si një justifikim për të zhvendosur njëkohësisht trupat e saj në lindje për një ofensivë të madhe”, theksoi kancelari gjerman.
Lini një Përgjigje