TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Dhjetor 2023, 20:12

Rindezja e konfliktit në Gaza shkakton qindra viktima, vritet edhe djali i ministrit izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Rindezja e konfliktit në Gaza shkakton qindra viktima, vritet edhe djali i

Djali i ministrit izraelit dhe ish-shefit të ushtrisë Gandhi Eisenkot ka mbetur i vrarë sot në luftime në Rripin e Gazës.

Anëtarët e partisë së Eisenkot dhe Gantz iu bashkuan qeverisë izraelite nën drejtimin e kryeministrin Benjamin Netanyahu, me formimin e një qeverie emergjente të formuar pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe shpalljes së luftës së Izraelit ndaj lëvizjes palestineze.

Ushtria izraelite nuk dha detaje të sakta për vdekjen e 25-vjeçarit Gal Meir Eisenkot, duke thënë vetëm se ai u vra në luftime në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në një mesazh ngushëllimi, Netanyahu tha se ishte i shkatërruar nga vdekja e djalit të ministrit izraelit. Gjithsej 89 ushtarë izraelitë janë vrarë në luftime që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, sipas forcave të armatosura izraelite.

izrael gaza hamas palestinë

Lini një Përgjigje