
Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në një shkollë në SHBA, ku raportohet për 3 të vdekur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkollën e Krishterë të Abundant Life në Madison, Wisconsin.
Të paktën tre persona raportohet se kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur. I dyshuari për të shtënat në shkollë është gjithashtu i vdekur, tha policia, e cila nuk dha detaje nëse viktimat ishin mësues apo nxënës.

Shefi i Policisë së Madison, Wisconsin, Shon Barnes tha se oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për një sulmues aktiv në shkollën e krishterë Aundant Life në orën 10:57 të mëngjesit me kohën lokale.
“Sot rreth orës 10:57 të mëngjesit, oficerët tanë po i përgjigjeshin thirrjes së një sulmuesi aktiv në shkollën e krishterë Aundant Life këtu në Madison. Kur oficerët arritën, ata gjetën viktima të shumta që vuanin nga plagë me armë zjarri”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Policia beson se i dyshuari, i cili u gjet i vdekur brenda ndërtesës, ishte një student në Shkollën e Krishterë të Abundant Life.
“Oficerët gjetën një të mitur që ata besojnë se ishte përgjegjës për këtë ngjarje në ndërtesë. Ne besojmë se sulmuesi ishte një student në shkollë”, tha ai.

Guvernatori i Wisconsin, Tony Ever, me anë të një postimi në “X”, tha se ai po "monitoronte nga afër" të shtënat në shkollën e krishterë Aundant Life në Madison.
"Ne po lutemi për fëmijët, edukatorët dhe të gjithë komunitetin e shkollës Abundant Life ndërsa presim më shumë informacion dhe jemi mirënjohës për përgjigjet e parë që po punojnë shpejt për t'u përgjigjur", shkruan ai.
Lini një Përgjigje