
Serbia është vendi me rezervat më të mëdha të arit në rajon, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë dhe Këshillit Botëror të Arit.
Sipas të dhënave të NBS, Serbia citon Kurir në fund të shtatorit kishte 32.12 tonë ar, që kap vlerën e 1.66 miliardë eurove, ose 1.95 miliardë dollarë.
Rreth 96 për qind e arit ruhet në formën e shufrave të arit dhe katër për qind e mbetur në formën e monedhave.
Kur bëhet fjalë për mbajtjen e rezervave të arit, dy të tretat mbahen në thesarin e bankës qendrore dhe një e treta në llogaritë e NBS në institucione të huaja të sigurta.
Rezervat e arit serb, përbëjnë 12.7 për qind të rezervave tona valutore.
Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit për tremujorin e dytë të këtij viti, Maqedonia e Veriut ka rezervat më të mëdha të arit në Ballkan, pas Serbisë, dhe ato peshojnë 6.89 tonë.
Sllovenia ka 3,17 tonë, Bosnja dhe Hercegovina 2,98 tonë dhe Mali i Zi 1090 kilogramë, të trashëguara nga ish- republika Jugosllave.
Rezervat e arit të Kroacisë janë më të voglat, sepse në fakt nuk ekzistojnë, pasi Kroacia e ka shitur arin e saj.
Ndërsa rezervat e arit në Shqipëri mbetën të pandryshuara në 3.11 tonë në tremujorin e katërt të 2022. Vëllimi maksimal i rezervave ishte 3.73 ton dhe minimumi 1.56 ton.
Këto janë të dhënat e publikuara tremujore nga World Gold Council.
Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit.
Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit në botë me 8,133 tonë. E dyta në listë është Gjermania me 3355 tonë dhe në vendin e tretë dhe të katërt janë Italia dhe Franca me më pak se 2500 tonë. E pesta është Rusia me 2298 tonë dhe e gjashta është Kina me 2010 tonë.
Ndryshe, është interesante fakti se disa vende të pasura si Kanadaja dhe Norvegjia nuk kanë fare ar në rezervat e tyre valutore.
Lini një Përgjigje