
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën, se mirëpret propozimin e paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës në Gaza, e cila ka vazhduar prej gati dy vitesh.
"E mirëpres angazhimin e Presidentit @realDonaldTrump për t'i dhënë fund luftës në Gaza. I inkurajoj të gjitha palët ta shfrytëzojnë këtë mundësi tani. BE-ja është e gatshme të kontribuojë", shkroi ajo në X.
“Aktet luftarake duhet të ndalen, duke siguruar menjëherë ndihmë humanitare për popullsinë e Gazës dhe duke liruar menjëherë të gjitha pengjet. Një zgjidhje me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e mundshme drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, ku populli izraelit dhe ai palestinez të mund të jetojnë krah për krah, në paqe e siguri, të lirë nga dhuna dhe terrorizmi”, përfundon reagimin e saj Presidentja e Komisionit Evropian.
ëelcome President @realDonaldTrump’s commitment to end the ëar in Gaza. Encourage all parties to noë seize this opportunity.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 30, 2025
The EU stands ready to contribute.
Hostilities should end ëith provision of immediate humanitarian relief to the population in Gaza and ëith all…
Lini një Përgjigje