TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2024, 23:14

Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd, opozita serbe dështon sërish, partia e Vuçiç fiton bindshëm

Shkruar nga Pamfleti

Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd, opozita serbe dështon

Pavarësisht pretendimeve të opozitës serbe se partia e Vuçiç manipuloi zgjedhjet e pak muajve më parë në Beograd, rezultatet e sotme nuk duken shumë ndryshe.

Pas mbyllje së votimeve lokale në Serbi, ka nisur numërimi i votave.  Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beogradh dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera më 2 qershor, ku u raportua për parregullsi në pjesë të ndryshme, por kryesisht kushte të qeta votimi.

Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Autoritetet serbe nuk raportuan për incidente serioze gjatë ditës, edhe pse liderët e opozitës u ankuan se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) vendosi “qendra të thirrjeve” për të ndikuar në votim. Anëtarët e opozitës thonë se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative.

Pavarësisht pretendimeve të opozitës serbe se partia e Vuçiç manipuloi zgjedhjet e pak muajve më parë në Beograd, rezultatet e sotme nuk duken shumë ndryshe. Kjo pasi me mbi 60 për qind të votave të numëruara, partia SNS e Vuçiçit, udhëheq bindshëm me 52.9 për qind.

Gjithashtu, sipas të dhënave jozyrtare nga shtabi zgjedhor i Partisë Progresive Serbe në Çaçak, nga 77.88 për qind të vota të numëruara, lista e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiçit, ka fituar 53.20 për qind të votave.

Lista zgjedhore e Ivan V. Ćaloviç, fitoi 14,52 për qind, që është 11 mandate. Lista e Grupit të Qytetarëve “Wake Up Čačak” fitoi 13 për qind të votave dhe hyri në Kuvendin e qytetit të Çaçakut me 10 këshilltarë.

Në qytete e tjera:

Novi Sad - 56% e votave të numëruara:

Aleksandar Vuçiç - Novi Sad - 52.8%

Të bashkuar për një Novi Sad Falas - 24%

Filloni të ndryshoni - 10%

Heronjtë - 4,1% SVM - 1,1% E dua Novi Sadin - 1,1%

Nish - 60.2% e votave të numëruara

Aleksandar Vuçiç - Nish nesër 46.6%

GG Dr Dragan Miliç - 24,2%

Ne zgjedhim Nishin - 14.5%

Shpresa për Nishin - 3.7,

Filloni të ndryshoni - 3.7%

-Suboticës

Aleksandar Vuçiç - Subotica nesër 49.6%

SVM - 26.3%

Subotica kundër dhunës 14.3%

Bashkimi Demokratik i Kroatëve në Vojvodinë - 4.4%

-Baçka Palanka

Aleksandar Vuçiç - Baçka Palanka nesër - 65.6%

Opozita e bashkuar "Zgjidh më mirë" - 17.9%

SRS - 7,1%

Backa Pallanka kundër dhunës - 3.1%

-Sremska Mitrovica

Aleksandar Vuçiç - Sremska Mitrovicë nesër - 60%

Një qytet për të gjithë ne - 21%

Sremska Mitrovica kundër dhunës - 7,8%

Filloni të ndryshoni - 5.9%

Lini një Përgjigje