
Gjykata Federale Penale e Zvicrës me seli në Bellinzona ka dënuar ditën e sotme dy persona me 30 dhe 53 muaj burg për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Federale e Zvicrës kishte kërkuar dënime më të larta. Nga dënimi prej 30 muajsh, njëri prej të pandehurve, një shqiptar nga Kosova, duhet të vuajë 15 muaj. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu dëbimin e tij nga Zvicra për pesë vjet.
Ai është shpallur fajtor edhe për mashtrim të shumëfishtë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe përfitim të padrejtë të shtesave familjare, bëjnë me dije mediat zvicerane.
I pandehuri tjetër, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është dënuar gjithashtu për mashtrim të ushtruar në mënyrë profesionale, pastrim parash, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, shpërndarje pamjesh të dhunshme, përfitim të padrejtë të përfitimeve nga sigurimet shoqërore dhe vepra të tjera penale.
Lini një Përgjigje