TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2024, 21:30

Paralajmëron analisti: Rusia ka interes të zhvendosë luftën, vendet që rrezikohen

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron analisti: Rusia ka interes të zhvendosë luftën,

Analisti Neritan Alibali ka folur për “zonat e nxehta” ku duket se lufta është afër.

Ai tha se Rusia ka pasur interes që të kishte konflikte të tjera pasi në këtë formë vëmendja e SHBA-së do të shpërndahet edhe në vende të tjera të cilat do ti mbështesë si nga ana financiare dhe nga ana ushtarake.

Alibali bëri një analizë të shkurtër të vendeve ku kanë nisur tashmë konfliktet:

“Arriti një moment, ku ishte në negociata Arabia Saudite dhe Izraeli. Pikërisht në këtë periudhë ne kishim konfliktin e madh të Ukrainës dhe për Rusinë kishte interes për të hapur vatra të tjera të nxehta tëtjera, për të shkëputur vëmendjen nga ky konflikt dhe për të zhvendosur mbështetjen financiare dhe ushtarake të shteteve të Bashkuara dhe të perëndimit në drejtime të tjera.

Kishim konfliktin që gati-gati po nxehej për Tajvanin. Kemi parë që gati u godit Tajvani nga republikë populllore e Kinës dhe kemi një Iran të izoluar nga administrata Trump. Ai prishi edhe marrëveshjen për kontrollin e armëve të Iranit, gjë që e nxiste Iranin për të krijuar një konflikt të nxehtë në mënyrë që bota arabe të krijonter një konflikt mes Izraelit dhe SHBA-së", tha Neritan Alibali në Euronews Albania.

analisti rusia lufte vende rrezik

Lini një Përgjigje