TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2025, 18:28

“Nata u bë ditë nga shpërthimi”, SHBA zbulon si u shkatërrua zemra bërthamore e Iranit (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nata u bë ditë nga shpërthimi”, SHBA zbulon si u

SHBA nxjerr pamjet e sulmit ndaj bazave iraniane...

SHBA ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si depërtoi në objektin bërthamor iranian, Fordow.

Gjenerali Dan Caine ka dhënë një përshkrim të detajuar të operacionit të forcave ajrore amerikane, duke konfirmuar se “të gjashtë armët goditën pikërisht aty ku ishte planifikuar”. Po ashtu ka publikuar një video simuluese se si ka ndodhur shpërthimi. 

Gjatë një konference për shtyp bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, Caine sqaroi se objektivat kryesore ishin boshtet e ventilimit të objektit bërthamor nëntokësor.

Iranianët, të vetëdijshëm se një sulm po afronte, u përpoqën të mbulonin këto boshtet me shtresa betoni. Nuk do të ndaj dimensionet e sakta të këtyre mbulesave, por mund t’ju them se ne i dimë me saktësi”, tha Caine. 

Ai publikoi dhe një grup fotosh duke detajuar planet e sulmit. Fotot tregojnë dy boshte ventilimi në kompleks që ishin shënjestra e sulmit dhe zhvillimin e tyre nga viti 2008 deri në vitin 2025. Gjithashtu, fotoja paraqet një diagramë më të gjerë të vendit të sulmuar dhe një vështrim të brendshëm të ndërtimit të boshteve të centralit.

“Nata u bë ditë nga shpërthimi”, SHBA zbulon si u

Sipas gjeneralit, mbulesat e betonit u shkatërruan nga goditjet e para, duke lënë hapur hyrjen për sulmet pasuese.

Boshti kryesor u hap plotësisht për armët numër dy, tre, katër dhe pesë. Ato depërtuan me një shpejtësi mbi 1000 këmbë për sekondë në kompleks dhe shpërthyen në hapësirat operacionale”, deklaroi gjenerali.

Armët ishin programuar për të goditur në rend specifik, ndërsa arma e gjashtë ishte një mjet rezervë, i dizenjuar për të mbuluar ndonjë dështim të mundshëm të goditjeve paraprake.

I pyetur më pas nëse e ndante përshkrimin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili e kishte cilësuar objektivin si “tërësisht të shkatërruar”, Caine shmangu komentin: “Ne nuk i japim vetes nota për detyrat.”

Megjithatë, ai zbuloi një detaj domethënës nga pilotët që ndoqën sulmet: “Ata thanë se shpërthimi ishte aq i ndritshëm sa dukej sikur ishte bërë ditë, ishte shpërthimi më i ndritshëm që kishin parë ndonjëherë”./Pamfleti

Lini një Përgjigje