TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Korrik 2023, 13:31

Merr flakë anija që transportonte rreth 3 mijë makina në Holandë, digjet anëtari i ekuipazhit

Shkruar nga Pamfleti

Merr flakë anija që transportonte rreth 3 mijë makina në

Një anëtar i ekuipazhit të një anije mallrash ndërroi jetë ditën e sotme pasi anija që po transportonte gati 3.000 makina u përfshi nga zjarri.

Roja bregdetare holandeze tha se anija po vazhdonte të digjej dhe raportoi se disa persona të tjera kishin mbetur të lënduar.

Tentativat për të shpëtuar anijen po vazhdojnë ende pranë Holandës, një vend të rëndësishëm për shpendët shtegtarë.

Varka dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin, tha roja bregdetare në një deklaratë.

Sipas kapitenit të varkës së shpëtimit, sisa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga kuverta e anijes në det dhe u kapën nga një varkë shpëtimi. Disa pjesëtarë të ekuipazhit pësuan dëme si kocka të thyera, djegie dhe probleme në frymëmarrje dhe u dërguan në spitale në Holandën veriore.

“Aktualisht ka shumë anije në vendngjarje për ta monitoruar situatën dhe për të parë se si të vihet nën kontroll zjarri. Por gjithçka varet nga moti dhe dëmtimi i anijes”, tha zëdhënësja e rojes bregdetare Lea Versteeg.

I pyetur nëse ishte e mundur që anija të fundosej, Versteeg u shpreh se ky është një skenar që po e marrim parasysh dhe po përgatitemi për të gjithë skenarët.

Anija Fremantle po lundronte nga porti gjerman i Bremerhavenit për në portin Said në Egjipt kur u përfshi nga flakët rreth 27 kilometra në veri të ishullit holandez Ameland.

Vendndodhja e saj është afër një grumbulli ishujsh holandezë dhe gjermanë të njohur për turistët në detin e cekët Wadden. Kjo zonë është e listuar në Trashëgiminë Botërore dhe përshkruhet nga UNESCO si “një nga zonat më të rëndësishme për zogjtë shtegtarë në botë”.

Shkaku i zjarrit nuk dihet dhe ende është e paqartë sesi ndodhi vdekja e anëtarit të ekuipazhit.

digjet anije holande

Lini një Përgjigje