TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2025, 22:05

Lufta në Gaza, Hamasi konfirmon: Sot nisin bisedimet me Netanyahun për armëpushim!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Hamasi konfirmon: Sot nisin bisedimet me Netanyahun për

Një delegacion izraelit pritet të mbërrijë në Katar mbrëmjen e sotme për të vazhduar negociatat për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimi në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të mbajë një takim për të diskutuar “mandatin e delegacionit”.

Zura e Netanyahut konfirmoi se përfaqësues të nivelit profesional nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA), Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe agjencia e inteligjencës së huaj izraelite, e njohur si Mossad, do të udhëtojnë në kryeqytetin e Katarit, Doha për bisedimet.

Hamasi tha gjithashtu se negociatat indirekte do të rifillojnë në Doha, Katar, ndërsa theksoi se marrëveshja për armëpushim në Gaza do të arrihet me seriozitet.

"Hamasi konfirmon, si çdo herë, seriozitetin, pozitivitetin dhe përpjekjen e tij për të arritur një marrëveshje sa më parë që të arrijë aspiratat dhe qëllimet e popullit tonë të palëkundur dhe të durueshëm”, deklaroi grupi militant.

Lini një Përgjigje