TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 22:53

Lufta në Gaza, Hamasi hedh poshtë planet e Izraelit: Pengjet lirohen vetëm nëse ka armëpushim afatgjatë!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Hamasi hedh poshtë planet e Izraelit: Pengjet lirohen

Zyrtarët e Hamasit kanë deklaruar se asnjë nga pengjet izraelite nuk do të lirohet prej tyre pa u arrit një marrëveshje armëpushim!

Duke folur me Al Jazeera, një nga drejtuesit e Hamsit, Osama Hamdan iu përgjigj raporteve të mediave izraelite se Hamasi ishte afër një marrëveshjeje për lirimin e robërve.

Hamdan tha se Hamasi informoi të gjithë ndërmjetësit se prioriteti i tyre është ndalimi i agresionit kundër Gazës njëherë e përgjithmonë. Ai tha se aktualisht nuk flitet për një shkëmbim robërish përpara se të ndalojnë luftimet në Gaza.

Ai shtoi se një lirim i mundshëm i robërve në këmbim të një armëpushimi njëmujor, një detaj që u raportua nga mediat izraelite, nuk është diskutuar.

Hamasi e ka bërë të qartë se nëse arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve ajo do të jetë për një armëpushim të përhershëm.

hamasi

Lini një Përgjigje