
Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putinit raportohet se ka shpërthyer në flakë në veri të selisë së shërbimit sekret të Moskës në Lubyanka.
Pamjet e “The Sun” treguan se zjarri që filloi në motorin e Aurus Senat, i cili vlen 275 mijë paund, shpejt u përhapë edhe në brendësi të automjetit.
Punëtorët nga restorantet dhe baret aty pranë dolën në ndihmë për të fikur zjarrin përpara se shërbimet e zjarrfikësve të arrinin.
Megjithatë, nuk dihet se kush ishte në timonin e makinës dhe as çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Makina u tha se ishte një mjet që i përkiste Departamentit të Menaxhimit të Pronës Presidenciale të Kremlinit.
Raportet e mediave kanë treguar se nuk ka pasur të lënduar apo të vdekur pas shpërthimit.
Lini një Përgjigje