TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2023, 18:41

Kundërofensiva drejt dështimit, Ukraina humbet 20% të armatimeve; Zelensky kërkon më shumë mbështetje

Shkruar nga Pamfleti

Kundërofensiva drejt dështimit, Ukraina humbet 20% të armatimeve;

Ushtria ukrainase ka humbur rreth 20 për qind të armatimeve, përfshirë ato të huaja, gjatë ditëve të para të kundërofensivës. Sipas burimit mediatik, humbjet në fjalë janë shkaku përse ushtria ukrainase u detyrua të ngadalësonte dhe të rishikonte strategjinë.

Ndërkohë, presidenti Zelensky, i cili priti të shtunën presidentin dhe zonjën e parë të Koresë së Jugut, njoftoi ndërmarrjen e një nisme të re për të asistuar Ukrainën me mbështetje ushtarake.

Kur shpejtësia për përfundimin e luftës varet nga mbështetja globale për Ukrainën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një mbështetje e tillë të jetë intensive”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Pritet që çështja e ndihmave për Ukrainën të diskutohet në samitin e G20-s në Indi. Vendi në fjalë ka deklaruar se grupimi është një platformë për të diskutuar çështje financiare dhe jo sigurie, ndaj nuk do të ndihmojë në vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ukraina ndodhet në pozitë të vështirë aktualisht pasi mbështetja ndaj saj nuk është kaq e unifikuar sa ishte në fillim, kjo për shkak të zgjatjes së luftës përtej pritshmërive dhe shpenzimeve masive për furnizimin e saj.

zelensky kundërofensiva ukraina

Lini një Përgjigje