
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, tha se MB është e përgatitur për një sërë skenarësh në Rusi pas rebelimit të shefit të Wagner.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka analizuar dhe monitoruar situatën për disa kohë dhe është në kontakt të ngushtë me aleatët. Kryeministri u shpreh gjithashtu se gjatë fundjavës bisedoi me liderët e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë.
“Është shumë herët për të parashikuar me siguri se cilat mund të jenë pasojat e kësaj, por sigurisht, ne jemi të përgatitur, siç do të ishim gjithmonë, për një sërë skenarësh,” tha Sunak gjatë një vizite në Nottingham.
Lini një Përgjigje