TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2023, 21:39

“Krenar që kam penguar krijimin e shtetit palestinez”, Netanyahu nuk tërhiqet: Luftë, deri në asgjësimin e Hamasit!

Shkruar nga Pamfleti

“Krenar që kam penguar krijimin e shtetit palestinez”,

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme ku foli lidhur me vrasjen e 3 pengjeve izraelite dhe për të ardhmen e konfliktit.

Si fillim i deklaroi se ndihet zemërthyer lidhur me vrasjen e 3 pengjeve izraelite, teksa shprehu ngushëllim për familjarët.

"Më ka thyer zemrën, ka thyer zemrën e gjithë kombit", tha ai.

Më tej ai shtoi se Izraeli nuk do të tërhiqet nga plani i tij për çmilitarizimin e Gazës dhe asgjësimin e Hamasit.  I pyetur nga gazetarët për kritikat e tij ndaj Marrëveshjes së Oslos - nënshkruar në vitet 1990 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Netanyahu u mundu t’i shmangej përgjegjësive, duke akuzuar palën palestineze.  Ndër të tjera ai theksoi se është krenar që nuk lejoi krijimin e një shteti palestinez.

"Për 13 vjet më fajësoni mua se jam personi që kam frenuar marrëveshjet e Oslos, që kam penguar krijimin e shtetit palestinez. Po është e vërtetë që kam thënë që kur u zgjodha kryeministër, në fushatën time elektorale, duhet të ketë lidhje reciproke. Ata do të marrin atë që japin, por ata nuk dhanë asgjë, kështu që unë jam shumë krenar që pengova krijimin e një shteti palestinez sepse ne e dimë se si do të dukej. Pasi e pamë të voglin në Gaza, mund të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse, me gjithë mbështetjen e saj ndërkombëtare, a mund ta imagjinoni nëse ata do të kishin qenë rreth Jerusalemit dhe kudo tjetër dhe çfarë do të kishin bërë më 7 tetor", tha ai.

Ndërkohë i pyetur lidhur me zërat se po negociohet për një tjetër marrëveshje me Hamsain, Netanyahu refuzoi të përgjigjej./SkyNews

 

 

netanyahu

Lini një Përgjigje